10 aeroportet më të mira në Evropë

Me kërkesën për udhëtim ajror në Evropë që është duke u rritur me një ritëm mbresëlënës, nevoja për aeroporte të klasit botëror është në një nivel të lartë.

Revista kryesore e aviacionit Skytrax publikoi kohët e fundit rezultatet e garës vjetore Aeroportet më të Mira në Botë, që përfshin një listë me aeroportet më të mira në Evropë.

Renditja vjetore e Skytrax bazohet në përshtypjet e afro 14 milionë fluturuesve nga 105 shtete. Më shumë se 550 aeroporte u përfshin në studim, që mbulon 39 parametra të shërbimit dhe performancës, duke përfshirë komoditetin, vendndodhjen e banjove dhe aftësitë gjuhësore të aeroportit.

Sipas kësaj liste, këto janë aeroportet më të mira në Evropë:

10. Aeroporti “Bonn” i Kolnit

Pasagjerë në vit: 10.3 milionë

9. Aeroporti i Hamburgut

Pasagjerë në vit: 16.2 milionë

8. Aeroporti Ndërkombëtar i Vjenës

Pasagjerë në vit: 22.8 milionë

7. Aeroporti i Helsnikut

Pasagjerë në vit: 20.1 milionë

6. Aeroporti i Kopenhagës

Pasagjerë në vit: 26.6 milionë

5. Aeroporti “Schiphol” i Amsterdamit

Pasagjerë në vit: 63.6 milionë

4. Aeroporti i Frankfurtit

Pasagjerë në vit: 60.8 milionë

3. Aeroporti “Heathrow” i Londrës

Pasagjerë në vit: 75.7 milionë

2. Aeroporti i Cyrihut

Pasagjerë në vit: 27.7 milionë

1. Aeroporti i Mynihut

Pasagjerë në vit: 42.3 milionë