10 dëshmitë se Islanda është vendi më i pazakonshëm në botë

Islanda njihet se është vendi më i sigurt në botë.

Dikush mund të mendojë se njerëzit atje bëjnë jetë të mërzitshme por kjo nuk është aspak e vërtetë.

Banorët atje gjejnë mënyra të ndryshme për të befasuar botën me aktivitete dhe ide të mahnitshme.

Ne në pushime.com i zgjodhëm disa prej zakoneve më të pazakonshme që i japin dritë jetës në Islandë. Të hipim në një aeroplan imagjinar dhe të teleportohemi në Tokën e Zjarrit dhe Akullit për ta parë vetë!

  1. Ata i ngadalësojnë veturat në trafik me iluzione optike.

Islanda ka zgjidhje gjeniale për çdo gjë. Si t’i bësh shoferët të ngadalësojnë në trafik tek zonat e këmbësorëve? Thjeshtë me zebra 3D.

  1. Ata besojnë në kukudhë.

Po, ashtu siç edhe e lexuat. Dhe jo vetëm kukudhë por gjithashtu edhe në gjigantë dhe krijesa të tjera të fshehura. Kur del një ylber në qiell, islandezët thonë se atë e ka ndezur një kukudh. Një deputet madje pati thënë se një kukudh ia ka shpëtuar jetën në një aksident me veturë!

  1. Ata bëjnë banjë jashtë edhe në dimër.

Mos u brengosni – kjo nuk çon në hipotermi. Ka shumë zona gjeotermale në Islandë dhe të notosh apo lahesh në një lumë apo pishinë termale është njëjtë si të bësh një dush të nxehtë.

  1. Ata e bëjnë sanën të duket si marshmallov.

Vetëm shikojeni fotografinë se si e kanë rregulluar sanën nëpër fushat e Islandës!

  1. I lënë foshnjat për të fjetur jashtë edhe në dimër.

Kjo mund të duket e frikshme për gjithë nënat e tjera në botë, por jo për nënat islandeze. Ato besojnë se është më mirë që foshnja të fle në ajër të freskët, për shkak të shëndetit.

  1. Ata i kanë policët më të shoqërueshëm në botë.

Policia e Islandës mund t’i mposhtë edhe personat më të famshëm të Instagramit për shkak të përmbajtës ‘cool’ që publikojnë. Ata postojnë çdo gjë në Instagram, prej selfieve qesharake e deri tek fotografitë ku shihen duke i ushqyer patat ose macet.

  1. Ata dërgojnë letra edhe pa adresë ose emër.

A keni dashur ndonjëherë t’i dërgoni një kartolinë ndonjë miku, por nuk e keni bërë sepse nuk keni qenë të sigurt për emrin e rrugës ose numrin e shtëpisë? Në Islandë mund ta dërgoni një letër me një hartë të shkruar me dorë në të dhe me shumë gjasë do ta arrijë destinacionin e saj. Kjo ndodhi me letrën në fotografinë më lartë – ajo u dërgua me sukses tek disa fermerë edhe pse kishte të shkruar me dorë një hartë që tregonte lokacionin.

  1. Para se të dalin me dikë në takim, kontrollojnë një aplikacion të veçantë.

Në një vend me vetëm 330,000 banorë, shumë lehtë mund të dilni me dikë të cilin mund ta keni diçka nga gjaku. Do të ishte me të vërtetë problem nëse do të dilnit në darkë me familjen e gjerë dhe ta takoni vajzën me të cilën jeni duke dalë aty. Kështu, inxhinierët softuerik të Islandës kanë shpikur një aplikacion të veçantë i cili tregon nëse personi me të cilin po dëshironi të dilni është potencialisht i afërm i largët. Të dhënat e përdorura për të krijuar aplikacionin përmbajnë informacione të 1,000 viteve të fundit dhe përditësohet vazhdimisht nga një databazë gjenealogjike.

  1. Ata aktivizojnë kreativitetin e tyre për ta shpëtuar planetin.

Përderisa mbeturinat plastike po grumbullohen nëpër deponitë e botës, Islanda mund ta ketë gjetur një zgjidhje për këtë problem. Një student islandez, Ari Jonsson, shpiku një shishe biodegraduese të ujit që përmban pluhur të kuq algat. Shishet e tilla mbeten në formën e tyre për aq kohë sa kanë ujë brenda, por fillojnë të treten sapo të zbrazen. Shpikësi siguron që uji është plotësisht i sigurt për t’u pirë nga shishe të tilla.

  1. Ata kanë një reality show për… mace.

Imagjinojeni: katër mace duke jetuar në shtëpinë e tyre për mace, duke u transmetuar çdo ditë live në TV – për të shfaqur jetën e tyre të përditshme. Vështirë të besohet se dikush do të ishte i interesuar ta shikonte një reality show të tillë, apo jo? Por një show i tillë është shumë i popullarizuar në Islandë. Krijuesi i këtij show-i thotë se njerëzit janë të lodhur nga lajmet e këqija dhe të mërzitshme në TV dhe duke i shikuar macet i bënë ata më të lumtur dhe më të qetë.