10 hotelet me pamjen më mahnitëse në botë

Kur mendoni se ku mund të jenë hotelet me pishina dhe pamje mbresëlënëse, Mançesteri në Angli mund të mos ju bie ndërmend.

Por përgatituni që të mahniteni, sepse hoteli King Street Townhouse i qytetit është duke garuar për hotelin me pishinën më të mirë nga Mr & Mrs Smith, një klub udhëtimi për adhuruesit e hoteleve ekstreme.

Pishina është në katin e shtatë dhe ju ofron mysafirëve pamje mahnitëse nga sahatkulla. Hotele tjera që po garojnë për pishinën e tyre më të mirë janë edhe një vilë toskane e shekullit 18, një pishinë në Maldive dhe një pishinë e një hoteli në Sri Lankë.

Hoteli me pishinën me pamjen më të mirë është një kategori në ‘2018 Mr & Mrs Smith Hotel Awards’, së bashku me Dhomat më Mahnitëse, për të cilat kemi shkruar dje.

Ushqeni sytë tuaj më poshtë me pishina të përsosura me pamje mahnitëse, të cilat do t’ju lënë të dëshironi të shkoni menjëherë.

Reethi Rah, Maldive

Eleuthera, Bahamas

King Street, Mançester, Angli

Tri, Sri Lankë

Borgo Pignano, Toskanë, Itali

Hoteli Tierra Atacama, Kili

Norman, Tel Aviv, Izrael

Mihir Garh, Jodhpur, Indi

Les Roches  Rouges, Cote D’Azur, Francë

Hoteli Pleta De Mar, Majorka, Spanjë