10 ishujt më të mirë në botë

Qoftë nëse ju tërheq kultura, aventurat apo thjeshtë një pushim i qetë në plazh me një pije të ftohtë, të paktën njëri nga këta ishuj sigurt është një destinacion ideal për ju.

Dhe për të shkuar në këta ishuj duhet të kaloni gjithsesi pak kohë në ajër, pasi këtë herë shumica e këtyre ishujve – ashtu siç janë zgjedhur nga Travel Leisure – janë në Azi.

Për herë të dytë radhazi, parajsa e Filipineve, Palawan, e ka fituar vendin e parë si ishulli më i mirë në botë, falë lagunave të fshehta, jetës oqeanike dhe rezorteve luksoze.

Boracay, Filipine, gjithashtu rikthehet në listë, bashkë me Balin e Indonezisë dhe Ishujt Dalmat të Kroacisë.

Këta janë ishujt më të mirë në botë:

10. Bali, Indonezi

9. Ishujt Dalmat dhe Hvar, Kroaci

8. Ischia, Itali

7. Kauai, Havaji

6. Maui, Havaji

5. Santorini, Greqi

4. Ishujt Galapagos, Ekuador

3. Ishujt Boracay, Filipine

2. Ishulli Hilton Head, Karolinë të Jugut

1. Palawan, Filipine