10 mrekullitë gjeologjike të botës

Gjeologjia është shkenca e Tokës së ngurtë dhe shkëmbinjve nga të cilët është e përbërë ajo.

Gjeologjia mund të jetë një nga subjektet më mahnitëse për të studiuar në universitet.

Studentët e gjeologjisë do të kenë shumë mundësi për të udhëtuar nëpër Evropë e ndoshta edhe më larg.

Udhëtimet nëpër terren nuk do të jenë të mërzitshme kurrë dhe nëse ekziston një gjë që mund të garantohet me diplomë gjeologjike, është se do të mund t’i vizitoni disa pjesë të mrekullueshme të botës.

Më poshtë mund t’i shihni 10 mrekullitë gjeologjike të botës – dhe duke i parë fotot do ta kuptoni pse thonë se Gjeologjia është mahnitëse.

 

  1. Syri i Saharës

Mund ta kuptoni lehtë pse Struktura Richat njihet më së miri si ‘Syri i Saharës’. Në shkretëtirën e madhe, ky rrumbullak gjeologjik 40km i gjerë ndodhet në mes të Saharës.

 

  1. Kodrat e Çokollatës

Emri ‘Kodrat e Çokollatës’ mund t’ju duket diçka që nuk lidhet me këto kodra të gjelbëruara, megjithatë gjatë vjeshtës, këto kodra marrin ngjyrë kafe dhe i ngjajnë ngjyrës së çokollatës.

 

  1. Dera për në Ferr

Nëse ecni nëpër Shkretëtirën Karakum në Turkmenistan dhe e shihni Kraterin Darvaza, do të mendoni se jeni në ndonjë film hollivudian. Ky krater, i njohur si Dera për në Ferr, ka madhësinë e një fushe futbolli amerikan dhe është një tjetër mrekulli gjeologjike.

 

  1. Shpella Fyellore

Kjo shpellë në Kinë është 180 milionë vjet e vjetër, kështu që bukuria e saj natyrore paraprin racën njerëzore me një diferencë të konsiderueshme. Megjithatë, kohët e fundit njerëzit i kanë shtuar edhe më shumë bukuri kësaj shpelle me ndriçim artificial, duke bërë që shpella të ndriçojë dhe të marrë një pamje të brendshme mahnitëse.

 

  1. Mali Roraima

I ndodhur në kufi me Venezuelën, Brazilin dhe Gujanen, Mali Roraima dominon peizazhin e Parkut Kombëtar Canaima. Ndryshe nga malet e tjera që kanë majë, ky është i rrafshët, i rrethuar nga shkëmbinjtë 400 metra të lartë.

 

  1. Pamukkale

Në shikim të parë, Pamukkale nuk duket asgjë më shumë se sa akullnaja që shkrihen. Por duke e parë nga afër, e shihni se ky vend në Turqi është me të vërtetë një mrekulli gjeologjike.

 

  1. Kanioni i Madh

Ndoshta mrekullia më e njohur gjeologjike në botë, Kanioni i Madh s’mund të mos ishte në këtë listë. Duke u shtrirë në rreth 20km gjerësi, ky kanion në Arizona është thjeshtë një mrekulli.

 

  1. Vrima e Madhe e Kaltër

Si pjesë e Sistemit Rezervuar të Barrierës së Belizes, Vrima e Madhe e Kaltër është me të vërtetë një mrekulli. Vrima është rreth 400m e thellë dhe rreth 1000m e gjerë – që i bie se i zë rreth tre Big Bena brenda. Ajo u formua mijëra vjet më parë kur nivelet e ujit ishin shumë të ulëta. Kur oqeani pësoi rritje përsëri, shpella u përmbyt, duke prodhuar këtë pamje spektakolare siç është sot.

 

  1. Shpella e Kristaleve

E njohur gjithashtu edhe si Shpella Gjigante e Kristaleve, kjo shpellë në Meksikë është shpella më e madhe e kristalit e zbuluar ndonjëherë.

 

  1. Kanioni Antilopë

Nëse e njihni këtë kanion por nuk e dini se ku e keni parë, shikojeni celularin ose laptopin. Ky kanion është një fotografi që ndodhet në shumë celularë dhe laptopë. Kanioni ndodhet në Arizona dhe ka korridore të thella me skaje të zbutura. /pushime.com