12 qytetet të cilat duhet t’i vizitoni para se të vdisni

Dëshira për të udhëtuar nuk largohet kurrë. Pa marrë parasysh se sa i vjetër bëhesh, gjithmonë do ta kesh dëshirën t’i bësh gati çantat dhe të nisesh në një fluturim.

Edhe pse jo të gjithë ne mund të kursejmë ose jemi blogerë të udhëtimit që paguhen për të udhëtuar nëpër botë, kurrë nuk është vonë që t’i ruani 4-5 euro në ditë, derisa të bëni mjaftueshëm para se për të shkuar në qytetin që keni dashur gjithmonë.

Ka shumë vende në këtë botë që mund t’i eksploroni, por ne menduam t’i zgjedhim 22 prej tyre, qytete këto të cilat gjithsesi duhet të jenë në listën tuaj të vendeve që do t’i vizitoni të paktën një herë në jetë.

Nju Jork

Një nga qytetet më të gjalla të botës. Prej picave e deri tek hot dogët, Nju Jorku nuk do t’ju zhgënjejë asnjëherë.

San Francisko

Këtu do ta gjeni urën më ikonike në botë: Urën e Artë. Më pas udhëtimi bëhet edhe më skenik përgjatë Liqenit Tahoe, që është vetëm pak orë larg.

Hong Kong

Hong Kongu – qyteti me shumë personalitete të ndryshme. Nëse jeni lodhur nga metropolet, ky qytet ka gjithmonë një pjesë paqësore të rrethuar nga bukuria e natyrës.

Romë

Këtu ndodhet një nga shtatë mrekullitë e botës. Ta vizitosh Koloseumin para se të vdesësh me të vërtetë ia vlen. Gjithashtu, mund të ndaleni tek Fontana Trevi dhe të mendoni një dëshirë!

Qyteti Cebu

Cebu është vetëm një nga qytetet më të bukura në Filipine. Ai ndodhet në një provincë ku e keni shansin ta shihni edhe Ujëvarën Kavasan dhe ujin e mahnitshëm të kaltër të saj.

Londra

Kryeqyteti i Anglisë ka pak nga çdo gjë – prej historisë, artit e modës, e deri tek ushqimi – këtu gjithmonë do të keni diçka për të bërë.

Los Anxhelos

Vizitojeni shenjën e famshme të Hollivudit, merreni një udhëtim poshtë për në Santa Monica ose kalojeni një pasdite në Walk of Fame. Ka shumë gjëra për të bërë në qytetin e engjëjve.

Firencë

Ëndrra e çdo adhuruesi të artit, ky qytet është i mbushur me kryevepra të pafundme arti dhe arkitekture. Për më tepër, Firenca ka disa prej pamjeve më mahnitëse, dhe, natyrisht, kuzhinë toskane.

Amsterdam

Këtu mund ta bëni një lundrim në kanalin e qytetit përderisa thithni bukurinë e qytetit në ujërat e butë. Mos e humbisni mundësinë për ta vizituar shtëpinë e Anna Frank dhe ta vlerësoni artistiken e Muzeut të Van Gogut.

Pragë

Ata që duan të përjetojnë një qytet si në përralla, ky vend është për ju. Galeritë e tij të artit janë të mahnitshme, prej koleksioneve të shekullit 20 e deri tek arkitektura surreale e kohës moderne.

Stamboll

I emëruar “Qyteti më i lumtur në botë”, Stambolli ju ofron banjot turke, xhamitë, pazaret, restorantet, galeritë dhe klubet. Duke ecur nëpër rrugë, shtresat e historisë dhe kulturës fillojnë të shpalosen përgjatë rrugëtimit tuaj.

Venecia

Ky qytet lundrues mund të mos ekzistojë edhe për shumë kohë. Bëni gati çantat tani dhe vizitojeni qytetin më romantik në planet. Lundroni nëpër kanale, hani ushqim të mahnitshëm italian dhe pini një kafe të mirë. /pushime.com