Megjithatë, disa prej vendeve më të bukura në botë nuk ju lejojnë të bëni foto dhe madje ju dënojnë nëse e thyeni këtë rregull.
Gjejeni se ku nuk ju lejohet të bëni fotografi në listën që pushime.com e sjell për ju më poshtë.
E jashtë? Po sigurisht, jashtë po. Por brenda ndodhet një varr dhe konsiderohet mosrespekt ta fotografosh atë. Kështu që ka rregulla strikte se çfarë mund të fotografoni e çfarë jo, madje ka edhe roje të cilat ju kontrollojnë a po bëni foto apo jo.
Mund ta shikoni statujën madhështore nga afër, por nëse e ke kamerën përreth qafës, do t’i dëgjoni rojet duke bërtitur “No foto”.
Vetëm nëse jeni kinez, ndryshe nuk ju lejohet që të hyni në këtë muze. Brenda tij ndodhen pajisje spiunimi dhe dokumente që datojnë që nga viti 1927 dhe nuk lejohet që të huajt t’i shohin ato. Por edhe nëse ju lejohet të hyni brenda, nuk do të mund të fotografoni atë që shihni.
Askujt nuk i lejohet që t’u bëjë fotografi xhevahireve këtu, të cilat mbrohen me xham antiplumb në Kullën e Londrës. Të gjithë vizitorët përcillen me kujdes nga rojet dhe më shumë se 100 kamerat e sigurisë.
Para se të hyjnë në këtë muze të Kim II-sung dhe Kim Jong-il, vizitorët duhet të dorëzojnë gjithçka që kanë me vete, përveç kuletave. Pastaj duhet të kalojnë nëpër një makinë për largimin e pluhurit, në mënyrë që të mos bëhet me pluhur dhoma ku ish krerët e shtetit qëndrojnë aty në sarkofagët e tyre transparente. Fotografitë definitivisht nuk lejohen.
Për shkak se një kompani japoneze e rinovoi këtë kishëz 20 vjet më parë dhe i fitoi të drejtat ekskluzive për të bërë foto dhe video brenda kësaj kishëze, ndalesa për foto mbeti pavarësisht faktit se projekti i rinovimit ka përfunduar.
Edhe pse është një nga territoret më të famshme të Australisë, juve nuk ju lejohet të bëni fotografi këtu dhe t’i publikoni në rrjete sociale.
Kushdo që hyn në këto varre dhe muze të famshme kontrollohet, dhe nëse keni kamerë me vete dhe bëni foto brenda, rrezikoheni të gjobiteni me 2,000 euro.
Ky rrjet i vogël rrugicash në Tokio të Japonisë ka rreth 290 lokale të natës. Ato kanë mbetur nga koha e Tokios së vjetër dhe është vendi më i mirë për ta përjetuar një natë tradicionale japoneze. Megjithatë, nuk ju lejohet t’i fotografoni këto rrugica.
Kjo ndërtesë konsiderohet e shenjtë për lirinë e Teksasit, kështu që asnjë fotografi nuk lejohet brenda ndërtesës historike. Gjithashtu duhet ta ulni zërin kur flisni, dhe zotërinjtë duhet t’i heqin kapelat e tyre.
Kisha beson se integriteti i ndërtesës do të dëmtohej me shpërqendrimin që sjellin fotografitë – por në uebfaqen e saj ndodhet një galeri e madhe me foto të cilat mund t’i shkarkoni për përdorim personal.
Themeluar më 719, kjo është një nga libraritë më të vjetra në botë dhe ka dorëshkrime që datojnë para vitit 1,000. Rojet sigurohen që mos të sillni kamera brenda saj dhe duhet të keni këpucë të buta për të mos e dëmtuar dyshemenë e saj, nëse dëshironi të hyni brenda.
Jo, s’po bëjmë shaka – kur Kulla e Ajfelit ndriçohet natën, ajo konsiderohet si një instalacion arti dhe mbrohet nga të drejtat e autorit. Kjo do të thotë se nuk ju lejohet të postoni fotografi të saj online ose të distribuoni komercialitetin e saj.