14 vjeçari noton me krokodilë për ditëlindjen e tij

Shumica e të rinjve dëshirojnë një celular të ri për ditëlindje, por jo Chris Hamilton.

14 vjeçari mori dhuratën më të rrezikshme për ditëlindje – një zhytje në ujë dhe një not së bashku me krokodilë.

Chris udhëtoi me babain e tij, një fotograf nënujor, në Kubë dhe më pas me varkë shkuan në gjirin e Kubës, përkatësisht në ‘Jardines de La Reina’.

Aty, Chris notoi pranë krokodilëve dhe babai i tij e fotografoi gjithë ngjarjen. Megjithatë, jo gjithçka shkoi sipas planit. Atyre iu desh që të dilnin shpejt nga uji kur më shumë krokodilë filluan të vijnë pranë tij.

Kur noti me ta nuk ishte më i sigurt, Chris dhe babai i tij dolën nga uji. Këto janë fotografitë e tyre:

kroko kroko1 kroko2

Chris Hamilton, 14, swimming with crocodiles at Jardines des la Reina, fifty miles south of Cuba. Paid for by his dad Philip Hamilton as a birthday present. (knsnews.co.uk/Philip Hamiilton)

kroko4