15 Shtetet më mikpritëse për turistët nëpër botë

Infrastruktura e shërbimit turistik nuk tingëllon edhe aq emocionuese, por gatishmëria e një vendi për të pritur vizitorët mund t’a bëjë një pushim të jetë perfekt për ta, ose të kundërtën.
Në raportin e Forumit Ekonomik Botëror të vitit 2017 për udhëtim dhe turizëm, 136 vende janë renditur në shtylla duke paraqitur pamje të të gjitha destinacioneve më të mira për turistët, në nivel global.

Një nga kategoritë në të cilën janë renditur shtetet është infrasturuktura e shërbimit turistik, që demonstron kapacitetin e vendeve për të pritur numër të madh të vizitorëve dhe aftësinë për ta bërë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo përfshin edhe numrin e dhomave të hotelit për kokë banori, kualitetin e infrastruktures turistike, prezencën e kompanive kryesore të makinave me qira, dhe gjishtashtu edhe numrin e aparateve të bankomatit për të rriturit.
Më poshtë është lista e Forumit Ekonomik Botëror për 15 shtetet me infrastrukturën më të mirë të shërbimit turistik për t’u vizituar në vitin 2017.

15 Irlanda

Infrastruktura turistike e Irlandës është radhitur e 15-ta në nivel global. Në renditjen individuale, Irlanda është renditur e 27-ta për kualitetin e infrastrukturës turistike, e 25-ta për numrin e bankomatëve për kokë banori dhe e 17-ta për numrin e dhomave për kokë banori.

14 Bullgaria

Në pozitën e 14-të gjendet Bullgaria, me renditjen numër 13-të për numrin e dhomave hoteliere për kokë banori dhe e 24-ta për ofrimin e shërbimit përmes bankomatëve për të rritur. Përsa i përket kualitetit të infrastrukturës  turistike, Bullgaria nuk del mirë në këtë aspekt, duke u radhitur kështu e 96-ta në listë.

13 Islanda

Islanda radhitet e 13-ta me radhë në kuadër të shërbimit infrastrukutor për turizëm. Prezenca e kompanive me qira për makina dhe radhitja  për dhoma hoteli për kokë banori e vendosin Islandën në pozitën e dytë në botë, duke i dhënë kështu vendit një shtytje dhe përparësi.

12 Luksemburgu

Pozita e 12-të për Luksemburgun vie si rezultat i renditjes i 18-ti në listë për numrin e dhomave hoteliere dhe gjithashtu e bankomatëve për kokë banori. Cilësia e infrastrukutës turistike nuk është edhe aq e lartë me renditje, sidoqoftë në këtë aspekt Luksemburgu e merr pozitën numër 37

11 Italia

Italia renditet në pozitën e 11-të për shërbimin infrastrukturor turistik. Renditja në vendin e 12-të në kuadër të dhomave të hotelit për kokë banori e ndihmon Italinë në klasifikim.

10 Kanada

Veçoria kryesore e Kanadasë është se ajo renditet e dyta përsa i përket numrit në bankomatëve për kokë banori. Sidoqoftë ata janë shteti i vetëm në top 15 që nuk ofrojnë as shtatë kompani kryesore për makina me qira. (Është e dyshimtë që ko e fundit të bëjë shumë dëme praktike: Ata kanë vetëm gjashtë të tilla).

9 Gjermania

Gjermania radhitet e nënta në listën e shteteve më mikpritëse në botë, me gjithsej shtatë kompani kryesore të makinave me qira dhe me renditje numër 14-të për posedimin e bankomatëve për të rritur. Gjermania gjithashtu listohet e treta në renditjen e përgjithshme të destinacioneve më të mira turistike, me rezultate të mëdha në burime kulturore dhe të biznesit dhe githashtu për nga aksesi i ajrit.

8 Australia

Australia është në vendin e tetë, me rezultate të larta në të gjitha listat. Përveçse duke ecur mirë në aspektin e infrastrukurës shërbyese të turizmit, Australia ka burime të mëdha natyrore për të ofruar, gjithashtu edhe burime kulturore si dhe ofertat të udhëtimit biznesor.

7 Mbretëria e bashkuar

Mbretëria e Bashkuar radhitet lartë në listën e Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2017 duke u pozicionuar në top 25 në të gjitha kategoritë. Për numrin e bankomatëve, renditet në pozitën e tetë, dhe në kualitetin e infrastrukturës  për turistët radhitet e 23-ta.

6 Zvicra

Radhitja në pozitën e gjashtë për Zvicrën  vjen nga rezultatet që e kanë bërë të renditet e 20-ta në kuadër të të gjitha kategorive. Zvicra gjithashtu qëndron mirë në kategoritë tjera konkuruese  për udhëtime dhe turizëm, duke përfshirë këtu edhe mbrojten dhe sigurinë, pastaj qëndrueshmërinë mjedisore dhe ambientin e biznesit.

5 Kroacia

Kroacia renditet e pesta në listë për shërbimin infrastrukutror për turistët, me shumë dhoma hoteli dhe bankomatë për kokë banori. Edhe pse insfrastruktura e tyre është relativisht e ulët, duke u radhitur kështu e 65-ta. Kroacia ka shumë pasuri tjera për të tërhequr turistët, me rezultete të larta në burime natyrore qëndrueshmëri mjedisore.

4 Portugalia

Portugalia radhitet lartë në listë në aspektin e kategorisë për shërbimin infrastrukturor të turizmit, dhe në veçanti në listën e bankomatëve për kokë banori, kompanive të makianve me qira dhe cilësisë së infrastrukturës për turistët. Portugalia githashtu ka rezultate të larta në tjera kategori konkuruese të udhëtimit dhe turizmit, duke përfshirë mbrotjen dhe sigurinë, duke e bërë vendin të rehatshëm për t’u vizituar në shumë aspkete.

3 Shtetet e Bashkuara

Shtetet e Bashkuara zënë vendin e tretë në botë për përgatitjen më të mirë për pritjen e turistëve. Disponueshmëria e aparateve të bankomateve për të rritur është e lartë dhe i njejtë është edhe kualiteti i infrastrukturës turistike, që të dy kategoritë duke u radhitur të pestat  në nivel botëror.

2 Spanja

Shërbimi infrastrukutror për turistët renditet i dyti në nivel botëror. Spanja renditet e katërta  për kualitetin e infrastrukturës turisike dhe e nënta për numrin e dhomave hoteliere për kokë banori. Spanja radhitet e para në anketimin e përgjithshëm global të konkurrencës për udhëtime dhe turizëm, që do të thotë është një vend i shkëlqyer për pushime.

1 Austria

Austria është është vendi më mikpëritës në botë, me rezultate të larta në të githa kategoritë . Përveç që ka të gjitha shtatë kompanitë për makina me qira, shteti europian është i treti për cilësinë e infrastrukturës  turistike dhe i pesti për numrin e dhomave të hoteleve për kokë banori.