20 fotot që do t’ju bëjnë ta vizitoni Turqinë

Prej pallateve osmane të Stambollit e deri tek ujërat e kaltra të kthjellët të bregdetit, Turqia ka se për çfarë të vizitohet.

Pasi t’i shihni fotografitë mahnitëse më poshtë që pushime.com i sjell për ju, do të dëshironi që menjëherë ta bëni gati çantën dhe të udhëtoni për në Turqi.

Mount Nemrut, që ndodhet afër Adiyaman, besohet se është një varr mbretëror që daton prapa në shekullin 1 para Krishtit.

Anitkabir, një nga pamjet më mbresëlënëse të Ankarasë, është mauzoleja e Mustafa Kemal Ataturk, themeluesit dhe presidentit të parë të Republikës Turke.

Dalyan është një fshat në provincën Mugla që njihet për lumin e tij të bukur, varret e lashte luciane në shkëmb dhe plazhin Iztuzu ku vizitorët kënaqen me diellin dhe ujin.

Një nga vendet më të njohura natyrore të Turqisë, Pamukkale është shumë e njohur tek turistët. Tarracat e bardha të kompozuara nga mineralet e karbonit të formuar nga uji i rrjedhshëm e bëjnë këtë vend të duket magjik.

Një shembull i rrallë në historikun e pallateve turke, Pallati i Ishak Pashës që ndodhet në Dogubeyazit në provincën Agri daton nga viti 1685.

Katedralja e Ani është një kishë armeneze që ndodhet në qytetin e braktisur mesjetar të Ani-të, pranë kufirit armenian në provincën Kars.

Oludeniz është një plazh në distriktin Fethiye që është i njohur për ujin e tij të qetë dhe ngjyrën e tij të kaltër të bukur, shpesh duke hyrë në mesin e pesë plazheve më të bukura në botë.

Qyteti i Mardinit është i famshëm për arkitekturën e tij artukide. Artukidët ishin një dinasti turkmene që udhëhoqi Anadollinë Lindore, Sirinë Veriore dhe Irakun Verior në shekullin 11 dhe 12.

Muzeu Mozaik Zeugma në Gaziantep është muzeu më i madh i mozaikut në botë, që ka 1700m katror artefakte nga qyteti i lashtë i Zeugmas.

Mali Uludag, afër qytetit të Bursas, është një nga vendet më të njohura të Turqisë për ski, i lartë 2,543m.

Një vend i preferuar i verës, Antalia, ndodhet në bregdet dhe rrethohet nga Malet Taurus. Është qyteti më i madh në Mesdhe.

Muzeu Arkeologjik Hatay është i famshëm për koleksionin e madh të mozaikëve të epokës së Romakëve dhe Bizantëve që gjendeshin në qytet e lashta të Daphnes, Seleucia Pierias, Antiochit dhe Tarsusit.

Alanya nuk njihet vetëm për plazhet e bukura por edhe për mbetjet e shumta historike që datojnë që nga koha e shumë perandorive, si Ptolemaic, Seleucid, Romane, Bizantine dhe Osmane.

Kapadokia është një nga vendet më magjike të Turqisë, me formacionet përrallore të maleve, shtëpive nga Koha e Bronzit të gdhendura në muret e luginës dhe qytetet nëntokësore.

Një tjetër destinacion mahnitës veror, Kusadasi (Ishulli i Zogut) që merr emrin nga forma e tij që i ngjan kokës së zogut.

Nuk do të mund të përmendej Turqia pa Stambollin, një qytet që është mbetje e shumë perandorive, si dhe kulturave, etnive dhe feve.

I ndodhur pranë Selçukut në provincën e Izmirit, Ephesus ishte një qytet i lashtë grek që u ndërtua në shekullin 10 para Krishtit, dhe që lulëzoi gjatë Republikës Romake në vitin 129.

Manastiri Sumela, një Manastir Ortodoks Grek që daton prapa në vitin 386 para kohës sonë, ndodhet thellë në një shkëmb, në një lartësi prej 1,200 metrash në provincën Trabzon.

Malet e bukura Taurus, që ndajnë rajonin mesdhetar bregdetar të Turqisë jugore nga rrafshnalta qendrore anadolliane, janë vend ideal për ngjitësit e maleve.

Muzeu Mevlana në Konya është mauzoleja e Jalal ad-Din Muhamed Rumit, poetit persian të shekullit 13 ndjekësit e të cilit krijuan sektin Mevlevi Sufi (të njohur gjithashtu si Dervishët) më 1273.