Vjenë, Austri
Vjena mbushet me gëzim gjatë Krishtlindjeve, dhe sezoni i dimrit atje është koha më festive e vitit – një arsye më shumë për ta vizituar këtë qytet magjik. Dritat e Krishtlindjeve shkëlqejnë prej pemëve magjike e deri tek ndërtesat, me tregjet e Krishtlindjeve që ofrojnë verë dhe ushqime në rrugë.
Reykjavik, Islandë
Është e pamundur që t’i ikni shpirtit festiv të këtij qyteti në një udhëtim në Islandë gjatë sezonit të pushimeve dimërore. Reykjavik është i mbushur me atmosferë festive të Krishtlindjeve. Qyteti “çmendet” për të bërë një festë madhështore të Krishtlindjeve, me atmosferën festive që fillon qysh në fund të nëntorit me ndriçimin e pemës së Krishtlindjeve në sheshin ‘Austurvollur’.
Nju Jork
Prej tregjeve të famshme të Krishtlindjeve në Gjermani e deri tek atmosfera festive e Nju Jorkut, më poshtë kemi mbledhur vendet më festive të botës për t’i kaluar Krishtlindjet.Për shumë amerikanë, fillimi i sezonit të pushimeve është sinonim i ndriçimit të pemës së madhe të Krishtlindjeve në ‘Rockefeller Center Plaza’, Nju Jork. Turistët dhe vendasit shkojnë në sheshin publik, aty ku mund të bëjnë rrëshqitje mbi akull nën statujën e Prometeut ose thjeshtë ta shikojnë pemën e madhe të Krishtlindjeve, që mbulohet nga rreth 30,000 drita L
Nuremberg, Gjermani
Tregjet e Krishtlindjeve po vazhdojnë të bëhen të famshëm nëpër Evropë në mesin e udhëtarëve, por Tregu i Krishtlindjeve në Nuremberg është më i miri në botë. Më shumë se 200 shitës vendosen në ‘stallat prej druri’ në sheshin Hauptmarkt në lagjen e vjetër të qytetit, për të shitur gjëra tradicionale, prej verës dhe kekut me xhenxhefil e deri tek engjëjt e punuar me dorë për pemën e Krishtlindjeve, stolive dhe bizhuterive.
Rreth 2 milionë vizitorë zbresin në tregun e Krishtlindjeve çdo vit, duke u endur nëpër stalla dhe duke u argëtuar në atmosferën e këndshme gjermane.
Burimi i fotografive: Thinkstock