4 vendet evropiane që duhet t’i vizitoni këtë verë, sipas Lonely Planet

Evropa është një thesar i pabesueshëm me përvoja udhëtimi, gjë që e bën këtë vend të vështirë për të vendosur se ku të shkoni.

Por, ekspertët e Lonely Planet kanë përpiluar një listë me vendet më të mira të cilat mund t’i vizitoni gjatë këtij viti.

Këto janë vendet që sipas Lonely Planet, duhet të vizitohen këtë verë:

 

  1. Zagrebi, Kroaci

Ata që udhëtojnë në këtë vend do të përjetojnë një eksperiencë të paharrueshme në gjirin e gjerë të Adriatikut – por edhe brendësia e kryeqytetit nuk duhet të anashkalohet. Zagrebi është një qytet kosmopolitan, me një arkitekturë të përzier austro-hungareze.

Dhe me hapjen e terminalit të aeroportit të Zagrebit, nuk ka qenë kurrë më e lehtë që të shkoni në kryeqytetin kroat.

 

  1. Gotland, Suedi

Gotland është një pjesë e veçantë e Suedisë, me diell gjatë shumicës së kohës dhe me shumë pjesë historike dhe restorante si në asnjë tjetër qytet suedez. Ky ishull i lashtë baltik ka gjithashtu edhe një pamje mahnitëse, me pyje misterioze, fshatra përrallor dhe plazhe me rërë.

 

  1. Veriu i Malit të Zi

Nëse anijet turistike që rrinë pranë gjirit të Kotorrit nuk ju duken interesante, bregdeti mahnitës i Adriatikut në Mal të Zi do t’ju mahnitë. Fatmirësisht, ky vend i vogël është i mbushur me aventura – dhe pa turma. Për më tepër, madhësia kompakte dhe rrugët e mira e bëjnë këtë vend ideal për t’u eksploruar. Kërkuesit e aventurave mund të kalojnë përmes kanionit më të thellë të Evropës në Tara, ose të ngasin biçikletën nëpër peizazhe hënore rreth unazës së quajtur ‘Durmitor’.

 

  1. Gjermania Veriore

Ata që udhëtojnë për në Gjermani zakonisht kanë dëshirë të vizitojnë Berlinin ose Bavarinë, por atyre që iu pëlqen eksplorimi dhe aventurat duhet të shkojnë në veri të vendit.

Përtej karakteristikave arkitekturale, kjo pjesë në Gjermani ka edhe vende mahnitëse natyrore. Mes qyteteve të Gjermanisë ndodhen edhe qytetet karizmatike si Lubeck dhe Bremen që shfaqin një origjinë mesjetare dhe janë shumë pak larg vendeve si Lutherstadt Wittenberg dhe Eisenach, të cilat kanë luajtur një rol të madh në reformimin e vendit të nisur 500 vjet më parë.