5 gjërat që turistët s’duhet t’i bëjnë kurrë në Francë

Franca është një vend i madh dhe ka rregulla të ndryshme dhe zakone sociale në pjesë të ndryshme të saj. Megjithatë, ka disa gjëra që turistët nuk do të duhej t’i bënin kurrë në Francë. Ndiqni këto rregulla dhe do të kaloni një kohë të mrekullueshme, kudo që të jeni në këtë shtet.

1. Kurrë mos e thirrni me zë të lartë kamerierin

Uluni në tavolinën që doni dhe prisni që kamerieri të vijë. Nëse nuk vjen shpejt, bëje një kontakt me sy me të ose thjeshtë ngrite dorën. Të bëni diçka më shumë do të ishte e pasjellshme dhe do të bënte që kamerieri të mos vinte fare. Mbajeni në mend që stafi i kamerierëve në Francë trajnohen për ushqim dhe verë – dhe t’i bëjnë 30 gjëra në të njëjtën kohë.

2. Mos flisni me zë më të lartë se të tjerët, sidomos gjatë natës

Francezët i respektojnë shumë njerëzit kur është fjala te nivelet e zhurmës. Në shumicën e rasteve, njerëzit që i dëgjoni natën ose në kafene, duke folur me zë të lartë, janë turistët. Provoni t’i kontrolloni nivelet tuaja të zhurmës, sidomos në fshatra të qete dhe qytete gjatë natës.

3. Kurrë mos e lini celularin në tavolinë kur dilni për kafe/ushqim me miqtë

Ka raste kur duhet ta kontrolloni celularin dhe kjo është ok. Por është e papranueshme shoqërisht që ta lini celularin në tavolinë, sikur se jeni duke pritur ndonjë telefonatë. Dhe veçanërisht mos e përdorni atë gjatë ushqimit apo pijeve. Është e pasjellshme, sikur nuk po ju pëlqen që keni dalë me njerëzit të cilët jeni ulur.

4. Kurrë mos jini të sigurt se veturat do të ndalen tek zebrat e kalimtarëve

Ka zebra të këmbësorëve në Francë, por veturat nuk ndalen automatikisht për t’i lënë këmbësorët që të kalojnë. Zebrat shihen më shumë si një vend ku kalimtarët mund të kalojnë, kështu që duhet të ngadalësojnë. Nëse dëshironi të kaloni dhe askush nuk ndalet, duhet të përqendroheni dhe të kaloni në zebra vetëm nëse e shihni se veturat ju kanë parë dhe janë duke u ngadalësuar, para se të dilni.

5. Mos prisni të gjeni gjëra hapur të dieleve

Francezët njihen për mbajtjen e lidhjeve të tyre familjare dhe e diela është dita kur francezët takojnë familjen. Për më tepër, Qeveria ua ka ndaluar dyqaneve që të punojnë të dielën. Për këtë arsye, mund të mos gjeni pothuajse asgjë hapur të dielave.