8 Qytetet më mahnitëse në Artin-Urban.

8 Qytetet më mahnitëse në Artin-Urban.

Njerëzit qysh para mijëra vitesh më parë kan lënë shenjat dhe vizatimet në muret – pikturat më të vjetra të shpellave datojnë nga më shumë se 40.000 vjet më parë. Sot, ato etje primitive kanë lulëzuar në fenomenin mbarëbotëror të artit të rrugës.

Admirimi i hapësirave urbane anembanë globit kjo formë arti shpesh ndërthuret thellë me kulturën dhe historinë e një vendi dhe ofron një mënyrë hapje sysh për të eksploruar një destinacion.

Këtu janë tetë qytete me kryeveprat e tyre metropolitane:

 

Berlini

Berlini është një qendër e pasur e artit në rrugë. Pas ribashkimit, një numër i madh i ndërtesave të mëdha të zbrazëta, një kosto relativisht të lirë jetese dhe një kundër-kulturë të begatë janë bashkuar për të sjellë një fluks të artistëve dhe muzikantëve në qytet. Berlini ishte i shquar gjatë bumit të hershëm të artit rrugor dhe është bërë një vend i rëndësishëm pelegrinazhi për artistët që e vizitojnë – tani është njohur për ironi si “qyteti më i bombarduar në botë”.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Muri i Berlinit ishte një objektiv simbolik për artin e motivuar politikisht, megjithëse vetëm pjesa perëndimore ishte e mbuluar me grafite – ishte e pamundur që banorët në anën lindore të afroheshin mjaftueshëm.

 

New York

Si vendlindje e grafiteve moderne, nuk është befasi që New Yorku dhe artistët e tij luajten rol kryesor në rritjen globale të artit të rrugës. Pavarësisht shfaqejeve të vazhdueshme të muraleve, skena e New York-ut mban origjinalitetin e saj. Secila lagje e ka atmosferën dhe ndjesinë e saj unike, pavarësisht largësive të vogla mes njera tjetrës.
Vizitorët duhët të vizitojnë lagjet Williamsburg dhe Bushwick në Brooklyn – shtepitë e shume artistëve të njohur të qytetit – si dhe Lower East Side, Soho, NoLita dhe Harlem. Larg rrugëve, Qendra e Re Botërore e Tregtisë posedon muralin 27 metërsh, i vizatuar nga artisti i njohur nga Brooklyn, José Parlá, i cili në mënyrë të suksesshme ka zbehur vijën në mes të rrugës dhe galerisë.

 

São Paulo

Para se të përjetoni artin rrugor të Sao Polo-s për herë të parë, është e vlefshme që të edukoni vetvetën në lidhje me historinë prapa muraleve, të cilat duket se dekorojnë pothuajse cdo siperfaqe në këtë qytet metropolitan. Pichação (‘shkruarja me zift) filloi në fazën e grafiteve politike gjatë kohës së diktaturës, me një stil të vecant kaligrafik, të insipiruar nga ambalazhet e albumeve Heavy Metal, të cilat dominonin frekuencat e qytetit gjatë vitete të 80-ta. Sot, sidoqoftë, ‘Pichadores’ janë në masë të madhe të interesuar në vizatime ekstreme, sukseset e të cilave maten në sasi dhe madhësi, të cilat krijohen me anë të modifikimit të aparateve për fikjen e zjarrit, zgjatëseve të ndryshme të brushave si dhe ngitjeve ektreme e të rrezikshme nëpër mure, ne lartësi të mëdha.

 

Londra

Që nga fundi i viteve të 90-ta e deri tek viti 205, Londra ka pasë epitetin e rritjes eksplozive të skenes se artit rrugor, kryesisht në rruget dytësore, galerive të ndryshme alternative dhe nëntokes së pjeses post-industriale të lagjes East End. Ky trend arriti kulmin rreth vitit 2008 kur the Tate Modern organizoi ekspozitën e artit rrugor, në shtratin e lumenjve Thames dhe Banksy.
Kjo skenë mbetet e fokusuar në lagjen East End – vecanërisht në pjesën ekstravagante Shoreditch dhe pjeset Brick Lane dhe Hackney në afersi, ku rruget me kalldrëm dhe rruget me mure të ngjyrosura bashkë-ekzistojne me klubet ekstravagante, restoranet me yje Michelin si dhe butiqet më të shtrenjta dhe eksluzive.

 

Melburn

Melbourn është debatueshëm kryeqyteti kulturor (si dhe kundërkulturor), dhe është votuar rregullisht si një nga qytetet me te jetueshme në botë. Njeri nga dallimet mund t’i atribuohet rrugëve. Duke iu falenderuar vizionit të themeluesve te tij, qendra e qytetit ka rrugë të gjëra, me karakter, me kalldrem të kalter, që e ben këtë eksperiencë unike, të mrekullueshme për eksplorim. Është një metropol i sigurtë dhe i pastër, përplot me njerëz që e duan ushimin, pijen, si dhe kreativitetin.
Megjithëse grafitet janë ilegale në kete qytet, përgjigja publike dhe private ndaj artit rrugor eshte në pergithesi pozitive – kur Bansky vizatoi këtu për herë të parë, Këshilli provoi (pa sukses) të e ruaj punen e tij prapa paneleve të plastikes. Sot, Melburnianet përqafojnë natyrën kaluese të artit publik, mëgjithese janë bërë përpjekje për restaurimin e muralit të Keith Haring në qytet.

 

Lisabona

Gjysma e parë e shekullit XX, e gjeti Portugalinë të qetë, nën diktaturën e krahut të djathtë, por, revolucioni i vitit 1974 rezultoi në një rritje të artit publik, motivuar nga politika. Përderisa ky trend u zvogëlua në fillim të viteve të 90-ta, arritja e artistëve tradicional të grafiteve u prit shumë mirë. Pak kohë më parë, Keshilli i Qytetit të Lisbonës, ka mbeshtetur aktivisht artistët e rrugës, dhe se organizimet si “Underdogs” dhe CRONO Project – dhe dalja e artisteve si Vhils – kanë tërhequr një numër të madh profilesh të njohura nderkombëtarisht në qytet, Sot, Lisbona është njëri ndër lokacionet më të mira për të përjetuar artin e rrugës në te githa format e tij.
Shumë nga veprat më të mira në qytet mund të gjenden në dhe afër pjeses Bairro Alto, me punime të jashtëzakonshme përgjatë Calçada dhe Glória, si dhe prane lumin në jug të qytetit.

 

Buenos Aries

Qyteti i katërt me i populluar në Amerikën Latine, Buenos Aires ka një skenë arti rrugor aktiv dhe bashkëkohor. Arkitektura me ndikim evropian e qytetit, mundëson një prapavijë të shkelqyeshme per art rrugor, sikur ne qytetet si Valencia, Barcelona dhe Lisbona. Sidoqofte, këtu nuk ka nevojë për leje nga Autoritetet lokale për krijimin e muraleve të reja në Buenos Aires …thjesht, nevojitet vetëm pëlqimi nga pronari i pronës se ku do të vendoset ai mural. Liritë, si ligjore dhe ato logjistike kanë mundësuar një skenë aktive të artit rrugor, të ndërtuar në trashegiminë historike të qytetit, me model të artit të protestës politike.

Arti rrugor lulëzon përgjate qytetit, por, pjesët më të rëndësishme përfshijnë Coghlan dhe Villa Urquiza. Këtu, pas anulimit të planit për ndërtim autostrade, dhe pas demolimit të shumë ndërtesave, u krijua sipërfaqe e mjaftueshme për ndërtimin e muraleve gjigante, përfshirë këtu edhe muralin nga artisti i njohur vendas, Martin Ron.

 

Los Angelos

E njohur me stilin e grafiteve kaligrafike ‘cholo’, i cili evoloi nga grafitet e bandave Latine, skena e artit rrugor te Los Angeles u zhvillua në një mënyrë dukshem të ndryshme nga vendet tjera në Amerikën Veriore, poashtu ndihmuar nga fakti që artistët mund të punojnë në veprat e tyrë për ditë të tëra, falë madhësise gjigante të qytetit.
Los Angeles ka një qëndrim të relaksuar sa i përket grafiteve tradicionale dhe artit rrugor, me shumë artistë të cilët i zhdukin vijat ndarëse të tyre. Në vecanti, Retna – anëtar i ekipit të famshëm MSK, së bashku me Saber, Revok and Risk – janë punime të cilat mund poashtu të gjenden ne albumet e Justin Bieber ose dyqaneve Louis Vuitton në rruge. Shkrimi i tij unik, i zhvilluar nga kombinimet e shkrimeve gotike, egjiptiane, hebreje si dhe atyre arabike, lehtësisht mund të gjenden në pjeset më të mira dhe të profilit të lartë përgjatë qytetit.