8 vende epike në Kroaci që duhet t’i shihni

Kroacia është shtet vetëm prej vitit 1991. Por, historia e këtij vendi daton që prej kohërave të lashta.

Përtej kësaj, shfaqen heronj të pashoq, si ylli i basketbollit Drazen Petrovic dhe shpikësi i çuditshëm Nikola Tesla, secili me muzeun e tij në Zagreb.

Këto vende më poshtë e bëjnë çdo kroat krenar – dhe janë epike për t’u vizituar kur të shkoni në Kroaci.

Vukovar

Nëse ekziston një vend që e bën çdo kroat krenar, është Vukovar. Ky qytet danubian në veri-lindje të vendit, afër kufirit me Serbinë, u mbajt për tre muaj gjatë një rrethimi nga Ushtria Jugosllave më 1991. Ringjallja e qytetit ka qenë e ngadalshme por është ndihmuar nga iniciativa të tilla si Festivali i Filmit Vukovar që mbahet çdo gusht.

Zapresic

Zapresic i vogël, një komunitet modest në Qarkun e Zagrebit, që shtrihet deri në kufi me Slloveninë, nxiti një lëvizje mbarëkombëtare kundër sundimtarëve hungarezë të Kroacisë në vitin 1903. Fshatarët lokal u përleshën me policinë hungareze në protestën kundër shtypjes nga sunduesit e tyre hungarezë dhe madje disa u vranë në demonstrata. Dy pllaka janë ngritur në stacionin Zapresic në nder të atyre që ranë.

Mirogoj

Varrezat kombëtare të Kroacisë, të vendosura jashtë qendrës së qytetit të Zagrebit, janë vendi ku janë të varrosur politikanët më të shquar të vendit, piktorët, autorët dhe muzikantët. Mirogoj është gjithashtu edhe një kënaqësi arkitekturore, i gjithi i gdhendur në dredhka. Prej shumë varreve – duke përfshirë udhëheqësin e viteve të 90’a, Franjo Tudman dhe heroin sportiv Drazen Petrovic – do të gjeni edhe varrin madhështor të udhëheqësit politik Stjepan Radiç, i vrarë në parlamentin jugosllav më 1928, shkruan pushime.com.

Rijeka

Një qendër e zënë transporti dhe një port industrial, Rijeka është shumë më ndryshe nga vendpushimet bregdetare të stilit venedikas që ndodhen në Kroaci. Këtu, në vitin 1905, u vu për herë të parë nocioni “kombi i unifikuar i sllavëve jugor”, në të ashtuquajturën Rezoluta e Rijekës. Kjo ishte edhe paraardhësi i asaj që më vonë do të bëhej Jugosllavi (Sllavët Jugor).  Nga kjo, me shumë gjakderdhje, erdhi Kroacia, me Dalmacinë, Zagrebin dhe Slloveninë.

Dubrovnik

E kush nuk ka dëgjuar për Dubrovnikun? Një qytet-shtet i pavarur për qindra vjet, vazhdon të mbetet shumë i bukur edhe pasi u rindërtua pas tërmetit të vitit 1667. Çfarë shihni sot aty, është rindërtimi i mahnitshëm i çdo ndërtese dhe çdo çatie, me një histori të pasur dhe arkitekturë madhështore.

Muzeu Teknik i Nikolla Teslës, Zagreb

Përveç yjeve të futbollit dhe kampionëve të tenisit, një nga pak personalitetet që bashkon Kroacinë është edhe shpikësi Nikolla Tesla. Shpikësi, që nga Serbia pretendohet se është serb (pasi ai u lind në një komunitet me etni serbe në atë që sot njihet si Kroaci), ishte shumë i rëndësishëm në fushën e elektricitetit, teknologjisë wireless dhe rrezeve X. Puna e tij përkujtohet në Muzeun Teknik të Zagrebit, ku shfaqen aktivitetet e ndryshme të Teslës.

Muzeu Drazen Petrovic, Zagreb

S’ishte vetëm vdekja e hershme tragjike e yllit të basketbollit Drazen Petrovic arsyeja pse u krijua statusi i tij unik në Kroaci. Petrovic kishte një fëmijëri të vështirë, pasi iu nënshtrua trajtimeve të ndryshme mjekësore për shkak të një gjendjeje të dobët shëndetësore, për t’u bërë më pas yll i basketbollit në NBA-n e Amerikës, duke fituar kështu admirimin dhe respektin e lojtarëve si Michael Jordan. Një vit para vdekjes së tij, Petrovic ia fitoi shtetit të sapo pavarur të Kroacisë një medalje të argjendtë në Olimpiadën e vitit 1992. Në Zagreb, një muze i është kushtuar karrierës dhe arritjeve të tij.

Plitvice

Bukuria natyrore e pakufizuar e Kroacisë mishërohet në Plitvice, një seri rrugësh ujore, liqeneve azur dhe ujërave të gjelbër. Parku Kombëtar më i njohur i këtij shteti, Plitvice, tërheq më shumë se një milion turistë në vit, por pa efekte negative të pushtimit masiv të Dalmacisë çdo verë. Plitvice, me rrugët e bukura, pyjet dhe jetën e bimëve dhe kafshëve, ende mbetet e pastër.