A e dini pse dritaret e aeroplanit janë rrethore, jo katrore?

Shumica prej nesh kemi dëshirë të ulemi pranë dritares kur udhëtojmë me aeroplan.

Nganjëherë mund të keni qenë kureshtarë të dini pse dritaret e aeroplanit janë rrethore dhe jo si zakonisht katrore. Ndoshta keni menduar se ato janë kështu për arsye estetike si pasojë e formës aerodinamike. Por, arsyeja e vërtetë është krejt diçka tjetër dhe më serioze.

Udhëtimet ajrore u bënë të popullarizuara në mes të shekullit 20. Prej atëherë, gjithnjë e më shumë pati njerëz që udhëtojnë me aeroplan. Të gjitha kompanitë ajrore vendosën të fluturojnë në lartësi më të larta, për të kursyer para.

Kjo për shkak se në lartësi më të larta densiteti i ajrit është më i ulët. Kjo do të thotë se motori i aeroplanit ka nevojë për më pak karburant që të punojë – dhe kjo kursen para.

Por, përderisa densiteti i ajrit është më i ulët në lartësi më të madhe, kabina ka nevojë për ajër që pasagjerët të marrin frymë normalisht. Për ta bërë këtë të mundur, kabina u riprojektua dhe mori formën cilindrike në mënyrë që të mbështesë shtypjen e brendshme të kabinës.

Fillimisht, aeroplanët kishin dritare katrore, por tërheqja e ajrit shkaktonte stres dhe i thyente dritaret. Kjo dëshmohet edhe përmes llogaritjeve fizike se dritaret rrethore ose ovale përballen me më pak shtypje përreth qosheve, se sa dritaret katrore.

Madje, gjatë viteve të 50’a kishte aksidente ajrore për shkak të thyerjes së dritareve nga ajri. Kështu, për shkak të sigurisë, dritaret e aeroplanëve tani kanë formë rrethore.