A e dini pse stjuardesat i mbajnë duart pas shpine kur i përshëndesin pasagjerët?

Nëse jeni një udhëtar me përvojë, sigurisht se ndoshta e keni vërejtur se shoqëruesit e fluturimit i mbajnë gjithmonë krahët prapa shpine kur i përshëndesin pasagjerët dhe kur ecin nëpër kabinën e aeroplanit.

Duke bërë kështu, ata nuk duket se kontrollojnë se a i kanë vendosur rripat e sigurisë pasagjerët ose a i kanë ndalur celularët e tyre.

Duket se ka një arsye të rëndësishme pse e bëjnë këtë, dhe pushime.com do t’ju tregojë sot se çfarë është.

Është shumë e thjeshtë: para se të niset aeroplani, shoqëruesit e fluturimit duhet t’i numërojnë pasagjerët në kabinë.

Kjo ndodh ose kur ata janë duke hyrë ose kur janë ulur që të gjithë. Shoqëruesit e fluturimit përdorin një llogaritës të veçantë për ta bërë këtë:

Ata i mbajnë duart pas shpine kur e bëjnë llogaritjen në mënyrë që të mos tërheqin vëmendje shumë.