A është mirë ta lëshoni klimën sipër ulëses suaj gjatë fluturimit?

Ju mbase keni planifikuar ndonjë udhëtim tani, por shpesh herë udhëtimet me aeroplan mund te përfundojnë si eksperiencat tuaja më të këqija.

Mund të pyesim – Përse aeroplanët janë gjithmonë të ftohtë?

Në rastet kur ju jeni gati për të bërë një sy gjumë, duke e pasur klimën e ndezur dhe që frynë sipër jush, ju thjeshtë nuk do të mundeni.

Shumë prej nesh zgjedhim të fikim klimën para se të fluturojmë dhe jo vetëm për shkak të ftohtit, gjithashtu edhe për shkak se klima e ndezur mund të përhapë mikrobet nga qindra njerëz të pa njohur që udhëtojnë bashkë me ne.

Mirëpo, doktori ekspert në Lahey Medical Center in Massachusetts, Mark Gendreau tregon se sëmundjet infektive mund të përhapen shumë lehtë nëse klima nuk është e ndezur.

Kjo për shkak se viruset në aeroplanë transmetohen nga pikëza të vogla që lundrojnë nëpër ajër për orë të tëra. Nëse klima është e ndezur, këto pikëza nuk mund të mbërrijnë tek ju pasi që krijohet një bllokadë rreth jush kur ajri është i ventiluar.

Ai shton se ajri të cilin e marrim gjatë qëndrimit në aeroplan vjen nga rreshti 2 deri tek i 5-ti, që zakonisht nuk shkon para ose prapa por grumbullohet rreth nesh.

Mbajtja e ajrit të ventiluar është një gjë e mirë, edhe nëse ndiheni sikur do të kaloni në hipotermi.