Aeroplanët më të mëdhenj në botë

Më poshtë kemi krijuar një listë me pesë avionët më të mëdhenj të botës deri më sot. Këto objekte fluturuese kaq të mëdha me të vërtetë të bëjnë përshtypje.

Antonov An-225 Mriya

Vendi i parë shkon për avionin ukrainas për transport ngarkesash, Antonov An-225 Mriya, i cili është avioni më i madh në botë deri më sot.

6 inxhinierë kanë punuar për An-225 në vend të 4 inxhinierëve që punuan për An-124. Ky avion është me i rëndi deri më tani: pesha e tij maksimale mund të shkojë më shumë se 640 tonë. Sot ka vetëm një An-225 në shërbim.

Airbus A380F

Vendi i dytë shkon për Airbus A380F, me fluturimin e parë të kryer më 23 prill 2005. Avioni ofron një kapacitet prej 525 vendesh dhe konsiderohet si avioni më i madh botëror për pasagjerë.

Boeing 747-8

Vendi i tretë shkon për Boeing 747-8 i cili ka një gjatësi prej 77 metrash dhe konsiderohet avioni me i gjatë në botë deri më sot. Ky “airbus” ndërkontinental ka një kapacitet prej 467 vendesh.

Boeing 747-400 ER

Vendi i katërt shkon për Boeing 747-400 ER, një pjesëtar i familjes “Boeing” i cili posedon zhvillimin më të madh dhe është me i shituri. Hapja e krahëve është 64,4 m.

Gjatësia e avionit është 70,6 m. Lartësia e bishtit është 19,4 m. Ky avion ofron 524 vende për pasagjerët dhe karakteristika të brendshme shumë moderne.

An-124 Ruslan

Vendi i pestë shkon për avionin ukrainas An-124 Ruslan. Deri në këtë moment, Ruslan është konsideruar të jetë avioni i dytë më i rëndë në botë për ngarkesa si dhe i pari për ngarkesën më të madhe ndonjëherë të ngritur në ajër.