Amsterdami, një nga qytetet më të vizituara të botës!

Amsterdam është kryeqyteti i Holandës, i njohur për trashëgiminë e tij artistike dhe kanalet e ujit që kalojnë përmes ndërtesave. Është trashëgimi e shekullit të XVII, kohë kjo e njohur si Epoka e Artë e Amsterdamit.

Amsterdami është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar i Mbretërisë së Holandës me mbi një milionë e gjysmë banorë. Statusin si kryeqytet e ka të mandatuar me Kushtetutë, edhe pse selia e qeverisë është në Hagë.

Amsterdami (pamje nga aeroplani). Foto: i.imgur.com
Amsterdami (pamje nga aeroplani). Foto: i.imgur.com

Në Epokën e Artë, Amsterdami u ndërtua me plan urbanistik, u hapën shumë kanale dhe qyteti u bë një nga portet më të rëndësishme tregtare në botë. Gjatë kësaj kohe qyteti ishte qendër kryesore për financa dhe diamante.

Në shekujt e XIX dhe XX qyteti u zgjerua, u hapën tre kanalet kryesore, Prinsengracht, Herengracht dhe Keizersgracht,  dhe shumë lagje të reja dhe rrethinat u ndërtuan me plan urbanistik, gjë që i lë përshtypje çdo vizitori derisa shikon Amsterdamin nga aeroplani.

Turistët vështirë largohen pa bërë turne nëpër kanalet e Amsterdamit. Foto: Jean-Pierre Lescourret/Corbis
Turistët vështirë largohen pa bërë turne nëpër kanalet e Amsterdamit. Foto: Jean-Pierre Lescourret/Corbis

Shumë institucione të mëdha holandeze kanë selinë e tyre në Amsterdam, por edhe shtatë nga 500 kompanitë më të mëdha botërore, përfshirë Philips dhe ING. Si kryeqytet tregtar i Holandës dhe një nga qendrat kryesore financiare në Evropë, ky qytet konsiderohet edhe si “Qendra Botërore e Globalizimit”.

Në vitin 2012, Amsterdami u rendit si qyteti i dytë më i miri në botë për të jetuar. Aty ka jetuar edhe  e famshmja Anne Frank, e cila mbante ditarin gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe artistët Rembrandt Van Rijn dhe Vincent van Gogh, si dhe filozofi i njohur Baruch Spinoza.

Amsterdami – qytet magjepës. Foto: af-production
Amsterdami – qytet magjepës. Foto: af-production

Lagjja më e njohur është Jordaan, ku dikur jetonte shtresa e mesme, ndërsa tashti aty jetojnë holandezët më të pasur. Kanali Rozengracht është arteria kryesore e trafikut nëpër lagje, ndërsa në të dy anët e tij ka shumë galeri, kafene dhe restorante.

Për jetë nate, Amsterdami është një prej qyteteve më mbresëlënëse në botë. Qyteti ka plot kisha e manastire të shekullit të XIII, shumë prej të cilave prej shekujsh janë shndërruar në objekte kulturore, galeri artesh dhe salla koncertesh. Qendra është trashegëmi botërore e mbrojtur nga UNESCO.

Foto: Holidaypirates
Foto: Holidaypirates

Pikë tërheqëse për turistët është edhe Vondelpark, ku ndodhet Kopshti Zoologjik, përplot elefantë, shimpanza e zebra. Aty afër është edhe Akuariumi Planetar, që po ashtu pret qindra mijëra vizitorë gjatë vitit.

Amsterdami ngjanë shumë me Venedikun, por është shumë më i vizituar sesa qyteti italian. Çdo vit aty shkojnë 10-15 milionë turistë të huaj, duke u rënditur kështu si një nga qytetet më të vizituara në rruezullin tokësor. Ata/ato që kanë viza, nuk duhet të mendohen. Fundjava në Amsterdam është e paharrueshme!  /Pushime.com/