Amsterdami sapo ndaloi gjënë më të pëlqyer të turistëve

Pasi mori mijëra ankesa nga banorët, qeveria lokale e Amsterdamit ka vendosur që t’i ndalojë biçikletat e birrës në qytet.

Ndryshe nga biçikletat e zakonshme, këto biçikleta kanë ulëse për rreth dhjetë persona dhe i lejojnë pasagjerët që të pinë birrë përderisa janë duke vozitur.

Sipas “The Guardian”, rreth 6000 amsterdamez i kanë regjistruar zyrtarisht ankesat e tyre rreth biçikletave të birrës përgjatë viteve të fundit.

Edhe pse mund të duket si diçka e keqe, është dëshmuar gjithashtu se këto biçikleta shkaktojnë gjithashtu edhe probleme në trafik dhe inkurajojnë sjellje anti-sociale.

Për shumë banorë vendas, ndalimi i këtyre biçikletave shkurton gjithashtu edhe problemet që lidhen me turizmin masiv dhe përforcojnë idenë se Amsterdami mirëpret sjelljen e dehur.

Prania e tyre e ngadaltë dhe e zymtë bllokon gjithashtu edhe trafikun në të gjithë qytetin, veçanërisht në zonat e mbushura me njerëz.

Automjetet në fjalë shkaktojnë probleme edhe në rrugët më të mëdha, pasi shpesh futen në shtigjet e biçikletave ose në trotuare, duke i detyruar përdoruesit e tjerë të rrugës të lundrojnë rreth tyre.