Antalya, perla e Mesdheut

Qyteti Antalya njihet si një nga perlat e Mesdheut, ku dielli i ngrohtë dhe bregdeti i mrekullueshëm ndërthuren me natyrën dhe historinë. Rreth 300 ditë të vitit ky qytet është me diell që e bën atë vend ideal për pushime, ndërsa falë investimeve të jashtëzakonshme turistike ky qytet çdo vit vizitohet nga miliona njerëz nga të katër anët e planetit tonë.