Arsyeja pse duhet ta vizitoni Stambollin gjatë fundvitit

Turizmi i Turqisë është aktiv prej majit deri në tetor, kur mijëra njerëz të nacionaliteteve të ndryshme pushtojnë vendin për temperaturat e verës, jetesën mesdhetare dhe plazhet e bukura.

Jashtë këtyre muajve, industria e turizmit bie pak për shkak të ditëve të shkurtra dhe netëve të gjata, por nuk shuhet krejtësisht.

Disa njerëz mund të mendojnë se nuk ke për çfarë të shkosh në Turqi gjatë dimrit, por çmimet e ulëta dhe turmat e vogla të njerëzve me të vërtetë janë arsyet pse duhet të shkoni në këtë vend gjatë fundvitit.

Kështu që, nëse po planifikoni të shkoni në Turqi mes muajve nëntor-prill, atëherë sigurisht Stambolli duhet të jetë në listën tuaj. Kjo pasi Stambolli është i mahnitshëm edhe gjatë dimrit, jo vetëm gjatë verës.

Të gjitha hapësirat historike si ndërtesat që janë nën mbrojtjen e UNESCO-së në distriktin e Sulltanahmetit janë të hapura, dhe vendet si Pazari i Madh ofrojnë shumë gjëra interesante për të parë dhe blerë.

Të festosh Vitin e Ri në Stamboll është me të vërtetë e mrekullueshme. Gjatë shkurtit dhe marsit shpesh vjen një sezon me shi, por gjatë nëntor dhe dhjetorit, një batanije e borës së bardhë shpesh e mbulon peizazhin e qytetit.

Vetëm mos harroni t’i merrni rrobat e duhura me veti dhe një vizitë në këtë qytet gjatë fundvitit, pse jo edhe të festoni Vitin e Ri aty, është po aq e kënaqshme sa një vizitë gjatë verës – ndoshta edhe më shumë.