Arsyet pse duhet ta vizitoni Stambollin

Stambolli është një qytet i kaosit dhe paradokseve, që disi ia del që asnjë turist të mos preket nga këto dyja.

Bosfori i bukur, mbetjet e perandorive dhe kulturave të ndryshme, ushqimi i mahnitshëm dhe popullsia e re që të gjitha e bëjnë Stambollin një dinamikë të mrekullueshme.

Pamjet e epokës Osmane

Nuk mund ta vizitoni Stambollin pa u prekur nga e kaluara e tij e pasur, sidomos nga mbetjet e Perandorisë Osmane. Të ecësh në Topkapi ose në Pallatet Dolmabahçe, për shembull, është si një udhëtim në kohë, në një epokë ku Stambolli ishte një ulëse e sulltanëve të fuqishëm dhe haremeve të tyre.

Ushqimi i mahnitshëm

Turqia ka lloje të ndryshme të ushqimeve dhe recetave në çdo rajon, dhe Stambolli është vendi ku të gjitha këto bëhen bashkë në një vend. Prej ushqimeve në rrugë e deri tek restorantet më të mira turke, mund të hani shumë gjëra të shijshme në këtë vend.

Pazaret shumëngjyrësh të ushqimit

Pothuajse çdo lagje në Stamboll ka pazarin e tij javor, pa përmendur Pazarin Spice ku mund të gjeni çdo gjë. Prodhimet e freskëta nga fshatrat, ëmbëlsirat turke, llojet e ndryshme të djathërave dhe ullinjve, dhe shumë më shumë ushqim.

Muzetë dhe galeritë e artit

Stambolli ka disa prej muzeve dhe galerive të artit më të mira të Turqisë, që jo vetëm se shfaqin artefaktet e historisë mahnitëse të Turqisë, por që gjithashtu edhe punët e artistëve vendor dhe ndërkombëtarë.

Mbetjet e Perandorisë Bizantine

Përveç arkitekturës osmane përreth gjithë Stambollit, ju mund të gjeni edhe mbetjet e Perandorisë Bizantine. Prej Kishës Chora e deri tek Hagia Sophia, e kaluara bizantine e Stambollit ende vërehet.

Pamjet nga Bosfori

Nuk mund të flasim për Stambollin pa e përmendur Bosforin, ngushticën e famshme që ndan Evropën nga Azia. Bëni një xhiro nëpër Bosfor për të përjetuar ujin dhe pamjet e mahnitshme të qytetit.

Banjot më të mira turke

Përvoja në hamame është jashtëzakonisht e mirë dhe vendet si Hamami i Sulltaneshës Hyrrem dhe Hamami i Kiliç Pashës ofrojnë eksperiencë luksoze.