Athina, e vjetër, moderne, e bukur!

Athina ka qenë destinacion i udhëtuesve që nga antikiteti.

Athina (Athena, A Then, E thëna, Është Thënë – që u është thënë, premtuar) është emër me origjine pellazgo-ilire, që vjen nga banoret e vjetër të qytetit që ata themeluan. Këtë emër vendorët e atëhershëm ia dedikuan perëndisë së luftës, që quhej Athina, e cila në vetvete bartte dije dhe mençuri.

Edhe Akropoli, simboli historik i qytetit, rrethohet nga muri që quhet “pellazgion” apo “pelargikon”.

athina-vixxx-0001

E vjetër është Athina! Sot është një qytet modern, por i famshëm pikërisht për historinë e ruajtur nga antikiteti, të kohës kur ishte një qytet-shtet i fuqishëm dhe një qendër e madhe e kulturës.

Kryeqyteti i Greqisë është qendra më e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative e vendit.

Në vitin 2015 Athina u votua si qyteti i tretë ndër qytetet evropiane që ia vlen të vizitohet. Është e njohur në mbarë botën për monumentet e saj historike që kanë mbijetuar, pjesërisht, me shekuj.

Akropolisi (“Qyteti i Sipërm”), është një prej qendrave më të rëndësishme të antikitetit të Greqisë.

athina-vixxx-0004

Janë 17 vende greke të trashëgimisë kulturore nën mbrojtjen e UNESCO-s, por Partenoni në Akropolis është më i famshmi. Pjesa më e madhe e tij është e paprekur, por qe përdorur si depo municioni dhe është dëmtuar rëndë gjatë luftimeve ndërmjet venecianëve dhe osmanëve, më 1687.

Para kësaj kohe, Partenoni ishte shfrytëzuar si tempull, kishë e xhami. Kur qe ndërtuar në shekullin V, para erës sonë, helenët (grekët e lashtë) ishin pjesëtarë të civilizimit më të përparuar të botës.

athina-vixxx-0002

Plot mbresa do të mbeteni kur të vizitoni edhe Tempullin e Zeusit, Teatrin Olympia, Muzeun Kombëtar Arkeologjik, Muzeun Benaki (Muzeun e Artit dhe të Kulturës), Sheshin Sintagma dhe Stadiumin Panathenaic-os, aty ku më 1886 u organizuan për herë të parë Lojrat Olimpike.

Në Athinë, e cila është pak më shumë se 500 kilometra larg Prishtinës, ka shumçka për të parë gjatë gjithë ditës, por në mbrëmje nuk mund të rezistoni pa dalë në një nga baret e shumta që ndodhen pranë detit apo në ndonjë prej restoranteve të bukura të kalave të qytetit, nga ku keni pamje të mrekullueshme. “A thëna” është “E thënë” ta vizitoni!  /Pushime.com/ Foto: Lonelyplanet/