Aventurat që duhet t’i përjetoni gjatë dimrit

Ka më shumë gjëra që mund të bëni në Alpet e Evropës sesa vetëm të rrëshqisni mbi borë me ski.

Do t’ju pëlqente të gërmonit një liqen të ngrirë, ose të udhëtonit nëpër peizazhe të ftohta me disa qenë husky?

Këto janë disa prej aventurave dimërore që çdokush duhet t’i përjetojë:

Të kthehesh në Epokën e Akullnajave1

Falë disa shpimeve mahnitëse më 2010, vizitorët tani mund të shëtitin në mes të Langjokullit, akullnajës së dytë më të madhe në Islandë, përmes një tuneli të ndriçuar tre metra të gjerë. Akull mahnitës ngjyrë të kaltër qumështi, aq sa syri njeriut mund të shohë.

Syri i Zogut në Austri2

Qyteti turistik dimëror i Filumoos nxjerr balonat e ajrit sapo kalendari të hyjë në janar, me skiatorët të cilët shpesh shikojnë lartë për të parë pamjen e mrekullueshme që e ofrojnë dhjetëra balonat gjigante që ‘lundrojnë’ nëpër ajër në këtë luginë.

Udhëtim me sajë në Lapland, Finlandë3

Mënyra më e mirë për të përjetuar Laplandin? Të udhëtosh me një shpejtësi të madhe falë qenve husky të cilët ngrehin sajin tuaj – dhe është shumë më interesant se sa që duket në foto. Hetta Huskies në Lapland ofron edhe mësime se si të udhëtoni me sajë nëpërmes Pyjeve Taiga. Një pamje mahnitëse e qiellit mund t’ju shfaqet rrugës për shkak të Dritave Veriore atje.

Të ndërtosh një shtëpi eskimeze në Alpet Franceze4

Të ngjitesh në Alpet Franceze është me të vërtetë një përvojë shumë e mirë, ku do ta kuptoni se ndërtimi i një shtëpie eskimeze nga bora nuk është aq e vështirë siç duket. Madje, një shtëpi e tillë ofron një aventurë të papërshkrueshme, duke bërë që të keni darkë nën yje.

Të skijosh në Bansko, Bullgari5

16 kategori skijimi në Bansko janë të përhapura përreth tri majave, më e larta që fillon në 2600 metra afër Malit Todorka. Një rrjet i teleferikëve ju çon në këto kategori skijimi, duke përfshirë gondolën e kapacitetit të lartë të Banskos që ‘ngjitet’ më shumë se 600 metra afër qendrës së Banskos. Vendi turistik ka një shkollë të përballueshme skijimi për fëmijë dhe të rritur, dhe një qendër të madhe që ju jep me qira të gjitha veshjet që ju duhen. Nëse ju kap uria në shpate, mos u shqetësoni sepse stacioni i skijimit ka tetë bare dhe restorante poshtë.