Bansko, zgjedhje e shkëlqyer për pushim!

Bansko është qendra më e mirë turistike dimërore në Bullgari, me staza shumë të gjata skijimi.

Interesimi për këtë qendër skijimi është aq i madh sa që gjatë dimrit në të njëjtën kohë nëpër hotelet e shumta që ndodhen në këtë qytet, ndodhë të akomodohen rreth 25 mijë mysafirë.

Bansko shtrihet në të dy brigjet e lumit Glazne, rrënzë malit Pirin në Bullgarinë jug-perëndimore, 160 kilometra nga Sofja, apo 348 kilometra nga Prishtina. Pirin është një lloj mali alpin me majen e saj më të lartë – Vihren (2914 m).

 

Bansko, qendra më e mirë e skijimit në Bullgari. Foto: Banskoski
Bansko, qendra më e mirë e skijimit në Bullgari. Foto: Banskoski

Qyteti është 925 metra mbi nivelin e detit, ndërsa zona e skijimit në lartësi prej 2000 – 2600 metra.

Është qendër me infrastukturë të shkëlqyer, prandaj edhe është i madh interesimi i turistëve të huaj për të kaluar pushimet dimërore në këtë qytet. Nëse edhe ju jeni të interesuar të kaloni pushimet në Bansko shikoni ofertat tona këtu ose na kontaktoni për oferta specifike.

Kjo qendër është zgjedhje e shkëlqyer për skijim dhe “snowboard”. Natyra është shumë e bukur, ashtu sikurse janë hotelet e restorantet e shumta tradicionale, të cilat vendorët i quajnë “Mehane”.

 

Bansko, për amatorë e profesionistë. Foto: Banskoski
Bansko, për amatorë e profesionistë. Foto: Banskoski

Bansko nuk e ka vetëm qendrën e skijimit të bukur. Edhe qyteti, pjesa e vjetër dhe ajo e reja, kanë histori dhe arkitekturë të veçantë. Jo vetëm gjatë dimrit, por gjatë gjithë vitit, turistët e huaj ndalen për të pushuar në Bansko, shijonë natyren dhe mikëpritjen e vendorëve nëpër “mehanet” e tyre. Shijojeni edhe ju! /Pushime.com/

banskkk 0006 banskkk 0002

Bankso pret turistë çdo sezon. Foto: Kupinapopust
Bankso pret turistë çdo sezon. Foto: Kupinapopust