Besojeni apo jo, kjo parajsë bregdetare ndodhet në Shqipëri

Ksamili është një fshat i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë. Ai ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, në dalje të rrugës për në Butrint dhe është pjesë e Rrethit të Sarandës.

Është një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara nga turistët, si ata vendës poashtu edhe ata të huaj.

Plazhi është i vogël, me ujë të pastër kristali dhe me ishuj të vegjël në të cilët janë të vendosur kafenetë. Ka një numër hotelesh të vogla dhe shtëpi për mysafirë.

Eh për ta përjetuar më së miri këtë parajsë bregdetare, shikoni videot më poshtë të incizuara lartë Ksamilit me dron.