Besojeni apo jo, ky plazh ndodhet në Mal të Zi!

Ky plazh, që ndodhet në Komunën e Budvës në Mal të Zi, konsiderohet të jetë një nga më të bukurit në Evropë.

“Jaz Beach” në Malin e Zi ka kryesuar listën e plazheve më piktoreske për vitin 2017. Ai ka lënë pas disa nga plazhet më të bukura të Spanjës, Portugalisë dhe Greqisë.

Plazhi Jaz lavdërohet për madhësinë e tij, kulturën lokale në Budva dhe festivalin veror të muzikës që tashmë është kthyer në traditë.

Përderisa njihet si një plazh i mirë për diellosje dhe kamping, ky plazh është gjithashtu një nga plazhet më të gjata në Mal të Zi.

Se si duket ky plazh, mund t’i shihni fotot më poshtë: