Borë e rrallë mbulon Romën

Për Romën, një qytet me dimra tipik të butë, moti i ftohtë që ka mbuluar pjesën më të madhe të Evropës është më shumë një argëtim sesa një katastrofë.

Kjo është bora e parë më e madhe që ka goditur Romën prej vitit 2012 – rreth pesë cm borë.

Shkollat dhe atraksionet janë mbyllur, por monumentet si Koloseu dhe Vatikani, janë bërë vend për ‘luftime me borë’ për vizitorët.

Ushtria i pastroi rrugët dhe policia iu kërkoi banorëve të qëndrojnë në shtëpi – nëse munden. Një video më poshtë tregon pamje të Romës së mbuluar me borë.