Braktisi punën për të udhëtuar botën me macen e tij

Rich East nga Australia, udhëton nëpër botë prej kur e braktisi punën më 2015. Ai këtë udhëtim të tij e bën me macen e tij.

Përveç se e la punën, ai e shiti shtëpinë e tij për ta realizuar udhëtimin e ëndrrave të tij. Por, dikujt s’mund t’i thoshte lamtumirë – maces së tij, kështu që e mori atë me vete.

Prej atëherë, Rich ka vizituar shumë vende të botës dhe ka përjetuar aventura të ndryshme. Njerëzit që i kanë parë fotografitë e tij ma macen, i kanë dërguar atij mesazhe të shumta duke i thënë se fotografitë ua kanë ndrequr ditën.

Dhe kjo e motivon atë që të vazhdojë ta bëjë atë që është duke e bërë. Ata së bashku kaluan shumë kohë në pyje dhe plazhe të ndryshme.

Disa prej fotografive nga udhëtimi i tij të cilat i ka publikuar në Instagram mund t’i shihni më poshtë: