Brenda aeroplanit privat më të madh në botë

Nga jashtë mund të duket si një aeroplan i zakonshëm privat, por sapo të jeni brenda tij e shihni se nuk ka asgjë të zakonshme në këtë aeroplan.

I quajtur “VVIP” për shkak të luksozitetit të tij, ky aeroplan është aeroplani më i madh privat në botë – i cili kushton plot 250 milionë euro dhe që u shfaq në Aeroportin Stansted të Londrës këtë javë.

Aeroplani ka dritare të mëdha që ofrojnë pamje madhështore nga qielli, shtretër luksoz në kabinë dhe një sallë për takime, relaks ose party.

Se si duket aeroplani më i madh privat në botë mund t’i shihni fotot më poshtë të marra në Daily Mail: