Brenda dhomës së hotelit më të shtrenjtë në botë

Kjo suitë hoteli është emëruar më e shtrenjta në botë.

Apartamenti 12-dhomësh në çati, në Liqenin e Gjenevës, Zvicër, mbulon gjithë katin e tetë të Hotelit Presidenti Wilson dhe kushton plot 67,645 euro nata.

Yjet e botës si Richard Branson, Rihanna dhe Bill Gates thuhet se kanë qëndruar në këtë hotel, me dhoma që kanë kuzhinierin personal dhe ekipin e sigurisë – dhe gjithashtu me dritare antiplumb.

Karakteristikat e tjera përfshijnë gjithashtu një parfum i cili del nga gardëroba, banjat e bëra nga mermeri, një piano e madhe dhe një ashensor privat. Dy dhomat master të gjumit, ndërkohë, kanë edhe zhveshtore dhe një vaskë të nxehtë.

Dhe çdo mysafir mund të shijojë pamjen panoramike të liqenit të Gjenevës. I hapur më 1962, hoteli i dedikohet ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson për rolin e tij në krijimin e Lidhjes së Kombeve – paraardhës i Kombeve të Bashkuara.

Shikoni më poshtë fotografitë për të parë se si duket kjo suitë super e pasur: