Brenda pishinave shpellore në Kapadokia, Turqi

Këto janë pishinat shpellore mahnitëse në disa suita në hotelin Kayakapi Premium në Kapadokia, Turqi – hoteli për të cilin përdoruesit e TripAdvisor thonë se është më i miri në vend.

Shpellat përdoreshin si shtëpi dhe strehimore nga shekulli 19’të deri më 1961, por tani ato janë dhoma luksoze që vijnë me pishina brenda, kondicioner ajri, vende për të mbushur iPhone dhe Wi-Fi.

Dhoma kryesore e këtij hoteli është ‘Rezidenca e Madh Kapadokiane’, që vjen jo me një, por me dy pishina (jashtë dhe brenda), plus me një pamje përpara që të lë pa fjalë, shkruan pushime.com.

Mysafirët të cilën nuk duan të marrin ndonjë dhomë këtu, ende mund të zhyten në njërën nga pishinat e hotelit që është e hapur për të gjithë.

Hoteli shpellë në Kayakapi, që është në Parkun Kombëtar të Goremes dhe afër Zonave Shkëmbore të Kapadokias, është i mbrojtur nga UNESCO që nga viti 1985.

Hoteli u hap më 2013 me vetëm gjashtë dhoma. Sot atje janë 43 sosh dhe pritet që të shtohen edhe më shumë. Sapo të hysh brenda këtyre shpellave, do të të duket sikur je kthyer në shekullin e 19’të.

Shikojeni se si duket ky hotel shpellor: