Të jetosh në fshatin e vogël të Oymyakon, në Rusi nuk është lehtë, pasi ai cilësohet si vendi më i ftohtë në botë për të jetuar.
Temperaturat mesatare gjatë dimrit bien deri në -50 gradë celsius, ndërsa temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë është ajo e vitit 1924 ku kishte qenë -71.2 gradë celsius ftohtë.
Aventurieri dhe fotografi Amos Chapple e kishte vizuar këtë fshat dhe e ka dokumentar jetën e përditshme të banorëve në këto kushte të tmerrshme të motit.
Ai përmes fotografive na jep mundësinë ta shohim jetesën e banorëve në këtë fshat dhe ta kuptojmë se çfarë do të thotë të jetosh në kësi kushte.
1) Amos Chapple e filloi rrugëtimin e tij në Yakutsk, kryeqytetin e regjionit Sakha të Rusisë verilindore, që ndryshe njihet si kryeqyteti më i ftohtë në botë.
2) Qyteti ka një popullsi prej 300,000 njerëzve dhe gjatë dimrit, temperaturat mesatare janë rreth -34 gradë celsius.
3) Pavarësisht kushteve, Chapple tha për Business Insider se banorët e këtij qyteti ishin të mahnitshëm, ata ishin miqësor dhe visheshin shumë mirë.
4) Por si ia dalin vendasit me këtë të ftohtë? “Russki chai, apo çaj Rusi, që është fjala për vodkën e tyre”, tha Chapple për Weather Channel.
5) Chapple kishte qëndruar fillimisht në një shtëpi për mysafirë në Yakutsk para se të lidhte miqësi me vendasit dhe ata ta ftonin atë në shtëpitë e tyre.
6) Ai gjithashtu ka cekur se të gjithë e kanë respektuar atë dhe se e ka pasur shumë vështirë ta përballojë të ftohtin.
7) “Efektet e Luftës së Ftohtë nuk janë edhe aq të mëdha në këto zona, pasi që etnikët Yakuts janë më ndryshe se rusët e zakonshëm dhe se nuk ndihen që iu është dëmtuar krenaria”, thotë Chapple.
8) Yakutsk është si urëlidhëse për në Oymyakon, e njohur ndryshe edhe si qyteti më i ftohtë në planet.
9) Për shkak se veturat ngasin në temperatura shumë të ulëta, ata i mbajnë veturat gjithmonë ndezur dhe stacionet e benzinës janë të hapura 24 orë në ditë.
10) Chapple kishte mbetur i bllokuar në këtë shtëpi të mysafirëve të njohur si ‘Cafe Cuba’ dhe kishte mbijetuar me supë dhe çaj të ngrohtë për dy ditë, derisa një veturë tjetër kishte ardhur dhe e kishte marrë atë që ta vazhdojë rrugëtimin e tij
11) Monumenti i epokës së komunistëve afër hyrjes sy qytetit e shënon thyerjen e rekordit të temperaturave më të ulëta ndonjëherë që janë regjistruar në fshat në vitin 1924.
12) Gjatë muajve të dimrit, temperatura mesatare në këtë qytet është -50 gradë celsius.
13) Chapple tregon se si ndihej që trupi i tij ishte bllokuar nga të ftohëtit dhe se një ditë në këtë ambient ishte e tmerrshme.
14) Ai gjithashtu tregon se edhe përdorimi i kamerës ishte një vështirësi shumë e madhe
15) Për shkak se tubat e ujit ngrihen, banorët janë të detyruar që ta instalojnë një tualet jashtë shtëpisë.
16) Edhe varrosja e njerëzve të vdekur është një gjë shumë e vështirë në Oymyakon për shkak të tokës së ngrirë, prandaj para se të varroset fillimisht ndezin zjarre të mëdha që ta nxejnë vendin e varrosjes.
17) Chapple thotë se banorët ndiheshin shumë entuziast të takonin vizitorë të ndryshëm
18) Për shkak se toka është shumë e ftohtë që të mbjellin perime, njerëzit në Oymyakon jetojnë nga prodhimet e kafshëve të ndryshme
19) Ata hanë peshk të ngrirë, si salmon, por hanë edhe mëlçi të kalit. Ata më së shumti mbijetojnë nga supa e mishit
20) Chapple thotë se jeta këtu është thuajse e zakonshme si në çdo vend tjetër, përveç pjesës ku sytë i mbajnë në termometër dhe në momentin që temperaturat arrijnë më poshtë se -50 gradë celsius, çdo gjë ndalet.
21) Sa i përket verës, është shumë e shkurtër dhe temperatura më e lartë e regjistruar është 35 gradë celsius.
Burimi i fotografive: Business Insider dhe Weather Channel