Bukuritë e Shqipërisë, ashtu siç nuk i keni parë

Off Limits Albania ka publikuar një video në YouTube me titullin “Udhëto në Shqipëri 2017”, e cila ka për qëllim që t’i tregojë botës pse duhet të vizitohet Shqipëria.

Në video përshkruhet bukuria e Shqipërisë përmes plazheve, luginave, maleve, liqeneve, qyteteve dhe objekteve antike.

As tradita nuk mungon në përshkrimin e videos. Se pse duhet të vizitohet Shqipëria, e tregon më së miri kjo video.