Çfarë mund të hani për 30 euro në shtete të ndryshme përreth botës

Ne në pushime.com shfaqëm një interes të papritur në temën se çfarë mund të porositni për të ngrënë në vende të ndryshme të botës, përderisa keni 30 euro në xhep.

Duhet ta qartësojmë së pari se ne kemi përdorur kostot mesatare (pa taksa) nëpër vende të ndryshme në restorante të klasave të mesme.

Rezultatet janë mahnitëse: ja çfarë mund të porosisni për 30 euro në shtete të ndryshme.

Zvicër

Zvicra është një nga shtetet më të shtrenjta të Evropës. Por, prapëseprapë mund të hani diçka të përballueshme, si darkë italiane, kineze dhe turke.

Japoni

Turizmi i kuzhinës është aktualisht duke lulëzuar në Japoni sepse ushqimi këtu nuk është shumë djegës dhe është i pranueshëm nga turistët Lindor dhe Perëndimor. Kuzhina më prominente këtu është ushqimi lokal i detit.

Itali

Kuzhina italiane konsiderohet si një nga më të mirat në botë, por një turist i papërvojë do ta ketë të vështirë që t’i gjejë restorantet ku mund të provojë ushqim të shijshëm me një çmim të përballueshëm. Tratoriat, osteriat (restorante të mira dhe të lira) dhe piceritë janë zgjedhja e parë për një ushqim të përballueshëm. Jo vetëm që mund të hani ushqim këtu, por mund të provoni edhe vera shtëpiake.

Francë

Franca është vendi më elegant në botë në termat e kuzhinës. Çmimet ndryshojnë varësisht nivelit dhe vendit të restorantit, si në çdo vend tjetër. Ka shumë restorante jo të shtrenjta larg qendrës së qyteteve dhe vera është thelbësore!

Greqi

Greqia i mirëpret mysafirët me kuzhinën më të lashtë dhe më elegante në botë. Restorantet lokale dhe tavernat do të bëhen vendi juaj i preferuar sapo t’i gjeni: çmimet janë të ulëta, sidomos në jug dhe në zonat që nuk frekuentohen shumë nga turistët.

Maqedoni

Çmimet në Maqedoni janë në mesin e çmimeve më të ulëta në botë kur është fjala për ushqimet, pasi kuzhina këtu është e thjeshtë dhe e shijshme. Do të keni gjithmonë bukë të freskët dhe djathëra të ndryshëm në tavolinë. Nëse keni 30 euro me vete, ju shumë lehtë mund të hani një darkë të mirë në këtë vend.