Çifti bën foto magjike të fejesës në ujëvarën e ngrirë

Një çift nga SHBA zgjodhi vendin e përsosur për fotografitë e tyre të fejesës – dhe rezultatet janë magjike.

Ata u befasuan kur arritën tek një ujëvarë dhe panë se ajo është ngrirë komplet – duke u transformuar në bukuri përrallore që asnjëherë më parë se kishin parë.

Josh Morris dhe Morgan Daye gjithmonë e kishin në plan t’i bënin fotografitë në Ujëvarën Bald afër qytetit të tyre, por ata nuk ia kishin idenë se ujëvara ishte kthyer në akull, për t’i bërë fotografitë më magjike.

Fotografi i çiftit, Kellie Elmore, tha për Bored Panda: “Josh dhe Morgan dëshironin t’i bënin fotografitë në male dhe përreth ujëvarave që nga fillimi”.

“Është zonë e bukur dhe reflekton atë çfarë i bëri ata dy bashkë – interesi i tyre për natyrën dhe hajkingun.” Këto janë fotografitë mahnitëse të tyre: