Çifti kalon muajin e mjaltit duke udhëtuar nëpër Amerikë të Jugut

Një çift kanë udhëtuar nëpër gjithë Amerikën e Jugut me veturën e tyre 4×4 për muaj të mjaltit – për muaj të tërë.

Dhe pa asnjë plan. Sa që ata nuk ia kanë idenë se kur do të përfundojë udhëtimi i tyre.

Confident Dimtri, 31 vjeç, i propozoi gruas së tij Sarah duke i treguar një blog online të cilin ai e kishte krijuar për të dokumentuar muajin e tyre të mjaltit, të cilin e shënuan nëntorin e kaluar.

Duke mos dashur që të kalojnë një muaj të zakonshëm mjalti, aventuristët Dimitri dhe Sarah kanë kaluar gjashtë muajt e kaluar duke udhëtuar nëpër pyje dhe liqene me veturën e tyre të martesës, një Toyota Land Cruiser.

Çifti, që janë nga Belgjika, vendosën të eksplorojnë peizazhet mahnitëse të Amerikës së Jugut për katër muaj pasi u martuan në gusht.

Ai e krijoi uebfaqen Global Honeymoon dhe dokumentoi gjithë udhëtimin e tyre nëpër Amerikë përmes fotografive që ata i bënë përgjatë udhëtimit.

pushime.com ka mbledhur më poshtë fotografitë e udhëtimit të tyre të cilat janë thjeshtë mahnitëse. Kush nuk do të dëshironte një muaj mjalti të tillë?