Është njëri nga vendet më piktoresk në botë.
Por, në rast se nuk jeni bindur ende për këtë, një çift kreativ ka kapur mrekullitë e Zelandës së Re në një set të ri të fotografive të pabesueshme.
Australianët Jacke-Scott Gardner dhe Joanna Scott e quajnë veten “astrofotografë” për shkak se fokusohen më së shumti në qiellin e natës të qytetit Queenstown.
Dhe falë përkushtimit të tyre për kualitet – që bën që ata të kalojnë rreth një orë vetëm për të bërë një foto – ata kanë arritur të mbledhin më shumë se 20,000 fansa online, me rreth 8,000 vetëm në Instagram.
Më poshtë, mund t’i shihni disa prej fotografive të tyre më të mira…