Çifti që braktisi çdo gjë për të udhëtuar botën

Pothuajse çdo ditë ka një histori të re rreth njerëzve të cilët lodhen duke punuar nga ora 9 në 5, të cilët braktisin çdo gjë dhe shkojnë në kërkim të aventurave verore dhe zbulimeve të reja.

Kështu është çifti Chanel dhe Stevo – një çift nga Afrika e Jugut. Rreth një vit më parë, çifti braktisën punën e tyre dhe filluan të udhëtojnë.

Çifti i ri dokumenton përjetimet e tyre në një blog udhëtimi të quajtur ‘How Far From Home’. Qysh në fillim të aventurës së tyre, ata filluan të publikonin fotografi mahnitëse të vendeve të ndryshme të botës.

Duke i gjykuar këto fotografi, Chanel dhe Stevo jetojnë një jetë që pothuajse shumica prej nesh e ëndërrojmë.

Ata kënaqen duke bërë joga në plazhet e Greqisë ose në gjiret e Norvegjisë – duke i familjarizuar lexuesit me realitetin e rrugëtimit magjik të tyre.

Në njëfarë pike, Chanel dhe Stevo thjeshtë e kuptuan se fotografitë në blogun e tyre nuk mund të kapin gjithë historinë e udhëtimit të tyre. Ata nuk duan që lexuesit të shohin thjeshtë “qershinë” mbi “tortë”.

“Ne vendosëm të pikturojmë një fotografi reale për ata të cilët dëshirojnë të përsërisin eksperiencën tonë, duke iu treguar se ky stil jete që është nonstop duke udhëtuar është i lehtë dhe i mbushur me gjëra të bukura”, thotë Chanel në blog.

Disa prej fotografive të udhëtimit të tyre mund t’i shihni më poshtë:

                                                                                                                           Burimi i fotografive:  How Far From Home