Çifti udhëton botën me shtëpinë e tyre furgon

Prej udhëtimeve në plazhe tropikale e deri tek udhëtimet në male, shumë çifte ëndërrojnë që ta bëjnë një shëtitje rreth botës me partnerët e tyre. Disa fotografi mahnitëse shfaqin një çift duke e jetuar ëndrrën e tyre – të jetuarit në rrugë.

Fotografët Shelby Lisk, 23 vjeç, dhe Simon Stiles, 26 vjeç, nga Kanadaja vendosën që furgonin e tyre ta shndërrojnë në një shtëpi të re, në mënyrë që ta kishin më të lehtë të krijonin art dhe të shihnin botën pa paguar qira.

Përderisa fotografitë flasin vetë për parajsën që kaluan ata me furgonin e tyre, jeta e tyre pësoi një ndryshim të madh me këtë udhëtim.

Çifti vendosi që furgonin ta kishin dhomë, dush, kuzhinë dhe çka jo tjetër. Në fotografitë e tyre më poshtë, ju do të mund ta shihni aventurën e tyre nëpër rrugë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 12