Çifti viziton lokacionet ikonike të Game of Thrones

Cy dhe Kai, të martuar për gjashtë vite, kanë udhëtuar nëpër botë për të parë lokacionet e Game of Thrones – dhe ata nuk bëjnë fotografi të zakonshme turistike.

Kai thotë: “Ne udhëtojmë çdo vit, është një traditë e jona si çift. Neve na pëlqen që të zbulojmë vende të reja dhe e duam shumë GOT.

Kështu, ta shtojmë Game of Thrones në rrugëtimin tonë është një nga mënyrat më argëtuese për ta bërë eksperiencën tonë më interesante.

Deri më tani ne kemi qenë në Islandë (vetëm ne të dy) dhe Kroaci (me një tjetër çift, Jamie dhe Derrick të cilët janë gjithashtu fansa të GOT) dhe shpresojmë se do ta vizitojmë Islandën e Veriut dhe Spanjën në të ardhmen.

Por ne jemi një çift i çuditshëm dhe nuk na pëlqen të bëjmë fotografi të zakonshme. Gjithashtu burri im ka turp nga kamera dhe preferon të më fotografojë vetëm mua ose pamjen.

Na pëlqejnë fotografitë që i bëjmë kur jemi në disponim dhe ato kreativet”.

Çifti shkuan në “Shëtitoren e Turpit” në Kroaci, në qytetin e Akureyri në Islandë dhe në Dubrovnik – gjithashtu në Kroaci. Përmes fotografive më poshtë, mund ta shihni të dokumentuar eksperiencën e tyre në vendet më të mira të Game of Thrones.

Shëtitorja e Turpit, Dubrovnik, Kroaci

Shpella e Dashurisë në Akureyri, Islandë

Në sezonin e dytë të GOT, skena e një stuhie bore u krijua duke përdorur avullet gjeotermale dhe vullkanike në Akureyri, Islandë

Përtej murit në Liqenin Myvatn, Akureyri, Islandë

Aventurat e udhëtimit të Arya-së dhe Hound-it (në sezonin 7) në Thingvellir, Islandë

Laguna Jokusarlon, Islandë Juglindore

Një tjetër çift (Jamie dhe Derrick, gjithashtu fansa të GOT), udhëtuan me ta në Kroaci dhe rikrijuan disa skena të serialit

Nganjëherë ata zgjohen në ora 5 të mëngjesit për t’i bërë fotot më të mira

Split, Kroaci aka Meereen

Biruca e Dragoit në Split, Kroaci

Trogir, Kroaci aka Bravos

Bregu i Mbretit – a mund ta imagjinoni Betejën e Ujit të Zi?

Kopshti i Mbretit në Trsteno, Kroaci

Rikrijimi i skenës së Margaery de Sansa në Trsteno, Kroaci

Lindja e diellit në Dubrovnik