Udhëtimet tuaja zyrtare dhe të biznesit gjithmonë janë të rëndësisë së veçantë për shkak të natyrës dinamike, juve ju duhet gjithmonë të jeni në kohë ne cakun tuaj dhe të keni mbështetje gjatë gjithë kohës për shërbime shtesë.
Corporate Travel Managmente (CTM), shërbimi i dizajnuar veçanërisht për korporata dhe udhëtime zyrtare ju ofron një fleksibilitet të lartë jo vetëm në shërbimin e procesimit të biletave të udhëtimit por edhe në shërbimet përcjellëse të rezervimit të hotelit, transfereve në destinacionin tuaj, makina me qera, shërbime në qasje konsullore për vende të caktuara. Stafi jonë professional dhe mirë i informuar do të jetë në mbështetjen tuaj për një fleksibilitet gjatë udhëtimit në rastet e ndryshimit të planeve tuaja.
Antarsimi juaj në shërbimin Corporate Travel Management do të plotësohet me bonus kartelë me të cilën do të fitoni bonus në secilën shërbim të shfrytëzuar. CTM Card do të përsonalizohet në emrin tuaj dhe të kompanisë që e përfaqësoni dhe mund të përdoret nga përsonat e autorizuar.
Ju rekomandojmë të konfirmoni rezervimin tuaj së paku 48 orë para fluturimit tuaj. Ju duheni të paraqiteni në aeroport për check-in së paku dy (2) orë para kohës së fluturimit. Ju duhet të dini që koha për check-in dhe kontrolla të tjera të sigurisë mund të ndryshojnë nga vendi në vend, prandaj ju sugjerojmë që të kontaktoni me ne ose kompanitë ajrore dhe të njiheni me kërkesat specifike.
Ju lutemi të kontrolloni nëse; pasaporta juaj dhe dokumentet personale janë të vlefshme; kontrolloni nese ju duhet ose jo viza për vendin ku ju udhëtoni sepse Pushime.com LLC nuk garanton nese ju jeni te informuar mirë per vizat apo lejimin e hyrjes ne vendin ku udhëtoni, informohuni mbi kërkesat mjekësore dhe shëndetësore në lidhje me vendin ku ju po udhëtoni dhe kontrolloni nëse vaksinimi apo sigurimi i shëndetit në udhëtim është një kërkesë. Ne ju sugjerojme të bëni një kopje të dokumenteve tuaja personale dhe të udhëtimit dhe ato ti mbani në një vend tjetër të sigurt.