Destinacionet më të mira të udhëtimit për adhuruesit e natyrës

Prej qyteteve të banueshme në vende luksoze, kompanitë e udhëtimit zakonisht zgedhin lista të vendeve më të mira për tu vizituar. Nëse jeni një adhurues i natyrës që thjesht do të shikoni pamje që u lënë pa frymë dhe kafshë ekzotike, ja disa lokacione që duhet t’i përfshini në listën e planeve tuaja për të ardhmen:

Mrekullitë e Albertës – Kanada

Në provincën e Albertës, që gjendet në perëndim të Kanadasë, ju do të hasni shumë pamje që do ju lënë pa frymë dhe shumë bukuri që do t’ju kapë syri. Një nga parqet më të vjetra nacionale në vend, që njihet si Banff gjendet aty. Si një vizitor, ju mund të t fotografoni akullnajat e mahnitshme ose ti zhytni këmbët në ujërat e gjelbërta që gjenden në Alberta.
Nëse ju pëlqen gjelbërimi, sfondi i pishave të dendura do t’ju ndihmojë të merrni vendimin tuaj. Përveç kësaj, nëse ju pëlqen të shihni ujëra që ngjajnë me ngjyrën e qiellit duhet ta vizitoni edhe liqenin Louise.

Qyteti i humbur, Kolombia

Momenatlisht ky qytet po bën bujë sepse presidenti i vendit është shpërblyer me çmimin Nobel për paqe. Nëse jeni i dhënë për ta eksploruar Kolombinë, ju duhet të filloni nga Qyteti i Humbur. Gjendet në malet e larta Sierra Nevada, u mund të arrini te Qyteti i Humbur prej Santa Martës. Malet në këtë vend ndodheshin dikur në qytetërimin Tayrona, të cilët kanë jetuar në tashmë qytetin e shkatërruar të Tejunës, shumë kohë para pushtimit spanjoll. Nëse po planifikoni një udhëtim luksoz, ju duhet ta keni në konsideratp që të shkoni në ekspedita me makina me shofer personal.

Çarleston – Karolina e Jugut

Ndoshta keni dëgjuar për turnet e barkave në Çarleston apo për parkun ujor. Nëse nuk keni dëgjuar, atëherë ju keni nevojë ta vizitoni këtë qytet. Akuariumi i Karolinës Jugore është një atraksion madhështor, sikurse është një shtëpi për krijesat ujore, bim[t, gjitarët e tokës dhe për zvarranikët.
Nëse keni fëmijë, ata pa dyshim që do ta adhuronin këtë udhëtim. Kopshtet Battery dhe White Point janë poashtu vende interesante që luajnë rol të rëndësishëm në historinë e Çarlestonit. Përveç kësaj kishat historike janë të shpërndara githandej nëpër Çarleston, ku secila prej saj ka historinë e vet përkatëse.

Fjordet Norvegjeze

Norvegjia është shtëpi e majave të lavdishme malore dhe e fshatrave të qetë. Kur ju ta vizitoni Sogenfjordin, që është fjordi më i madh në Norvegji, ju do të përjetoni një eksperiencë madhështore përderisa i lini sytë tuaj të festojnë bukurinë e jashtëzakonshme të natyrës. Mund të shijoni peisazhin tërheqës si dhe malet e mbuluara me borë, fjordet e ngushta dhe shkëmbinjtë e pjerrët. Përderisa jemi në Norvegji, duhet të përgatiteni të visheni për secilin rast, që do të thotë ju duhet të merrni me vete jo vetëm xhempera por edhe bikini dhe pantallona të shkurtra. Më e rëndësishmja, ju nuk duhet të harroni të merrni aparatin fotografik me veti për të kapur pamjet e bukura të këtij vendi.

Parku nacional Josemite – Kaliforni

Një nga parqet më të bukura është parku Josmeite. Gjendet në malet e Sierra Nevada, ky park është i njohur për pamjen e tij si park dhe për pemët e larta që njihen me emrin sekuojë. Në fshatin që quhet Joesmite ju do të gjeni dyqane, banesa dhe restarurrante që do t’i pështaten shijes suaj. Nëse ju pëlqen historia, ju duhet ta vizitoni edhe Muzeun e Josemitit për të mësuar mbi historinë e Kalifornisë.

Ujëvara e Engjullit – Venezuela

Edhe pse ky vend është pak më larg, një udhëtim për në Ujëvaren e Engjullit do të ishte ideale nëse po kërkoni të largoheni nga rutina. Vetëm sigurohu  t’a kombinosh këtë udhëtim me një të Amazonës si dhe çdo destinacion tjetër të Amerikës Jugore që të shfrytëzosh paranë tënde deri në maksimum.

Pa marrë parasysh se cilin vend e zgjedh, si një adhurues i natyrës ju do të doni githmonë të shihni edhe më shumë nga Nëna Natyrë. Sapo ta kompletosh një destinacion nga lista e planeve tua, kalo menjëherë në tjetin.