Destinacionet e botës janë radhitur në një listë në bazë të nivelit të lumturisë, miqësisë, sigurisë dhe trajtimit të turistëve – me disa qytete të papritura që kanë kryesuar listën.
Në listën e lëshuar nga uebfaqja për udhëtime ‘Travelbird’, Australia është përfaqësuar vetëm me Sindejin dhe Melburnin, duke hyrë në top 100.
Australianët njihen në mbarë botën për natyrën e tyre të dashur dhe miqësore – por duket se turistët nuk janë të impresionuar kur është fjala për sigurinë dhe mikpritjen e tyre.
Ekspertët e udhëtimit dhe turistët të cilët udhëtuan nëpër botë, u pyetën për përshtypjet e tyre në çdo qytet që e vizituan, dhe destinacionet australiane vështirë se u radhitën në krye të listës.
Por, ishte qyteti nordik i Oslos ai që zuri vendin e parë në listë si destinacioni më i lumtur në botë. Prapa tij doli Kopenhaga e Danimarkës, përderisa Reykjavik në Islandë doli në vendin e tretë.
Pas tyre, tri qytete zvicerane u radhitën radhazi në vendin e katërt, pestë dhe të gjashtë. Kjo është lista e plotë e 10 qyteteve më të lumtura dhe më të sigurta në botë: