Dhërmiu, fshati i turistëve dhe ullinjëve

Nga viti në vit Dhërmiu është një nga destinacionet më të preferuar për turistë vendas dhe të huaj në jug të Shqipërisë, respektivisht në zonën e Vlorës. Përveç plazhit të bukur dhe ujit kristal të detit Jon pushuesit kanë mundësi të njihen edhe me ndërtimet e vjetra të kësaj zone, si kisha të vjetra që datojnë që para periudhës bizantine.