Dubai, qyteti më ultramodern në Tokë!

Dubai  është qyteti më i madh, më i bukur dhe më modern në Emirateve të Bashkuara Arabe. Emrin Dubai e ka marrë nga emirati në të cilin ndodhet, Emirati i Dubait. Ka mbi dy milionë e gjysmë banorë.  Është edhe më i bukur se sa kryeqyteti, Abu Dabi dhe vizitohet nga miliona turistë të huaj në vit.

Dubai nihet për tregjet e tij të shtrenjta, arkitekturën ultramoderne dhe jetën luksoze të natës.
Njihet si një ndër qytet me infrastukturën më të zhvilluar në rruzullin tokësor. Ka rrokaqiejtë më të mëdhenj në botë.

 

Foto: Dubaibritishschool
Foto: Dubaibritishschool

Ndërtesa Burj Khalifa, dominon horrizontin e mbushur me rrokaqiej. Përveç se është ndërtesa më e madhe në Emirate të Bashkuara, është gjithashtu edhe ndërtesa më e lartë në Tokë. Është e lartë 828 metra dhe numëron gjithsej 163 kate.

Burj Al Arab, është një tjetër ndërtesë, hotel, në formë anije, e ngritur lartë, që mahnitë shumë vizitorë. Është hoteli i katërt më i lartë në botë, brenda të cilit ndodhen apartamente e lokale me pamje mahnitëse.

 

Foto: Visitdubai
Foto: Visitdubai

Dubai Mall është qendër me madhësi të një stadiumi olimpik, brenda të  cilit ndodhen qendra tregtare, hapësira për patinazh, dhe më tutje qendra artificiale me borë, Ski Dubai, e hapur 365 ditë.

Dubai Creek Canal është një deti në formë mënge, i madhësisë së një lumi të madh, që ndan qytetin në dy pjesë, Deira dhe Bur Dubai, dhe shtrihet deri në Gjirin Persik. Disa burime thonë se “mënga” ishte zgjatur në brendësi të qytetit  dhe grekët e lashtë e quanin Lumi Zara.

Përveç infrastrukturës ultramoderne brenda qytetit, Dubai është i njohur edhe për ishujt e tij artificialë, disa prej të cilëve janë të banueshëm.

 

Foto: Thedubaiaquarium
Foto: Thedubaiaquarium

Tre ishuj artificialë, Palm Jumeirah, Deira Island dhe Palm Jebel Ali, në bregdetin e Dubait, janë të destinuar për kalimin e kohës së lirë në qendra argëtuese, bare dhe restorante shumë luksoze. Këta ishuj ofrojnë në total edhe 520 kilometra plazhe jopublike që çmendin adhuruesit e rërës e diellit.

Ndërtimi i 300 ishujve të tjerë, projekti “The World” ishte dalë për shkak të krizës financiare të vitit 2008. Edhe pse 60 për qind e ishujve ishin shitur për kontraktorët privatë, shumica e tyre mbetën pa përfunduar. Por, nga korriku i vitit 2012, Ishulli Liban u zhvillua dhe nxiti investitorë të tjerë të fillojnë me përfundimin e ishujve që shfrytëzohen për turizëm.

 

Foto: Wallpapersiq
Foto: Wallpapersiq

Ishujt, për ndërtimin e të cilëve janë derdhur miliona tonë gurë dhe rërë, janë në varg një pas tjetrit, në distancë 100 metra, secili nga 42 mijë metra katrorë. Shpenzimet e përgjithshme për ndërtimin e këtyre ishujve, të cilët nga lartësia japin pamjen e hartës së Botës,  janë vlerësuar 14 miliardë dollarë amerikan.

Dubai Marina, është një pjesë tjetër e qytetit që po ndërtohet përgjatë bregdetit (tre kilomentra), e cila do të strehojë më shumë se 120 mijë njerëz në kullat e banimit dhe vilat përreth.

 

Foto: 3.bp.blogspot
Foto: 3.bp.blogspot

Aty është vendosur edhe Dubai Internet City, Dubai Media City, dhe Universiteti Amerikan. Faza e parë e këtij projekti ka përfunduar. Dubai Marina është kopje e bukur e një pjese të qytetit kanades Vancouver, lagjes Concord Pacific Place.

Dubai ofron edhe shumë pika tjera mbresëlënëse për turistë të huaj, muzeume e xhami me arkitekturë mahnitëse. Është qytet që duhet parë, sepse është një prej atyre vizitave që kurrë nuk e harron! Për të vizituar këtë qytet shikoni ofertat tona këtu. /Pushime.com/