Dubrovniku i ‘Game of Thrones’, qyteti i lashtë që duhet vizituar

Siç e di çdo adhurues i ‘Game of Thrones’, ‘dimri’ në këtë film ka ardhur për gjashtë sezone deri më tani.

Por, dimri arriti edhe në vendin kryesor të xhirimit të filmit në Kroaci, pas një bore të rrallë dhe të papritur që mbuloi Dubrovnikun.

Dubrovniku, qyteti i lashtë në të cilin u xhiruan edhe skenat e “King’s Landing”, u zgjua të mërkurën në temperatura prej -5C, me borën që mbuloi ndërtesat dhe brigjet – një fenomen që nuk është parë në këtë rajon për tetë vite.

Temperaturat në Dubrovnik gjatë janarit zakonisht bien në 9C, dhe gjatë verës, vendi ka një temperaturë të kënaqshme prej 25C, thuhet sipas Total Croatia News.

Ky qytet, i mbrojtur nga UNESCO, prej se ishte zgjedhur për t’u xhiruar skenat e ‘Game of Thrones’ ka qenë një magnet për vizitorët – një arsye më shumë pse duhet ta vizitoni këtë qytet të lashtë!

Se si u duk ky qytet kur e mbuloi bora të mërkurën dhe si duket në përgjithësi, mund t’i shihni fotot më poshtë:

3C0DD12E00000578-4112572-A_further_three_more_days_of_snowfall_has_been_forecast_in_the_r-a-100_1484226584896 3C0DD18F00000578-4112572-The_last_time_it_snowed_in_the_picturesque_region_was_2009_and_t-a-119_1484227515688 3C0DD19B00000578-4112572-Dubrovnik_s_imposing_walls_pictured_which_in_the_fictional_tale_-a-120_1484227521949 3C0DD19F00000578-4112572--a-105_1484226649049 3C0DD12800000578-4112572-Things_yesterday_were_looking_eerily_quiet_in_the_city_which_has-a-102_1484226596427Screenshot_23C12F02700000578-4112572-Temperatures_in_Dubrovnik_its_Banje_beach_pictured_on_Wednesday_-a-99_14842265410533C0E112700000578-4112572-Last_year_the_city_pictured_during_the_summer_attracted_more_tha-a-123_1484227688996