Dubrovniku, qytet-shtet, parajsë!

Shkrimtari i famshëm irlandez, George Bernard Shaw, pas vizitës që i kishte bërë Dubrovnikut, do të shkruante: “Ata që kërkojnë parajsën në tokë, patjetër duhet të shkojnë të vizitojnë Dubrovnikun”.

Qyteti më jugor i Kroacisë, me një histori mijëvjeçare, konsiderohet si një prej pikave turistike më tërheqëse në Adriatik. Vija bregdetare me peizazhe idilike, plazhe e gadishuj të pyllëzuar, si dhe qindra ishuj të shtrirë përgjatë bregut, lënë përshtypje sikur natyra e ka favorizuar këtë qytet kroat.

 

Foto: Shuttledirect
Foto: Shuttledirect

“Perla e Adriatikut”, Dubrovniku nuk njihet vetëm falë detit të kaltër e të kulluar, por edhe prej trashëgimnisë së vyer historike e kulturore. Qyteti, i kornizuar nga muret antikë, ruan me fanatizëm një traditë të gjallë artistike e cila shihet dhe ndihet kudo që shtrin vështrimin, duke nisur që nga kështjellat mesjetare, kishat, monumentet dhe ndërtesat e Epokës së Rilindjes e të stilit Barok.

Vendbanimet  fillestare u vendosën në pjesën më të lartë të gadishullit në zonën që sot njihet si Shën Maria, e cila lidhej me tokën në anën perëndimore dhe mbrohej nga një përrua i thellë, shumë i favorshme për  ankorim.

 

Foto: Owegoo
Foto: Owegoo

Vendi dallohet nga deti me shkëmbinj të thepisur, deri në 35 metra të lartë, dhe në veri nga një pjerrësi natyrore e madhe dhe mjaft e thepisur, që dikur i ofronte vendit një siguri relative duke nxjerrë të  zbuluar armiqtë, sot është shndërruar në një atraksion për turistë nga mbarë bota.

Sot limani i mbrojtur me ankorazh të mirë dhe shpatet  e gadishullit me burime ujore të pijshme bën të mundur  zhvillimin e jetës dhe prosperitetin në këtë vendbanim. Është ky limani ku pothuajse çdo vit i ankorojnë jahtet e tyre personalitetet si Bill Gates, Bernie Eccelstone apo famlija Benetton.

Deri më 1909 emri zyrtar i Dubrovnikut ka qenë Raguza, ndërsa emri i kohëve moderne të këtij qyteti rrjedh nga fjala sllave ‘dubrava’, që do të thotë pyll. Në Mesjetë, Republika e Raguzës u bë i vetmi qytet-shtet lindor që arriti të konkuronte Republikën e Venedikut. Edhe sot mbetet jo vetëm qendër turistike, por edhe një metropol i kulturës.

 

Foto: Exotisiv
Foto: Exotisiv

Që prej vitit 1979 qendra historike e Dubrovnikun është në listën e vendeve të trashëgimnisë botërore të UNESCO-s. Pallati i Rektorëve – dikur Rezidencë e Republikës, sot muze historik, është ndërtesa më e vizituar në Dubrovnik, ku ndërthuret stili gotik dhe ai i Rilindjes.

Placa dhe është shëtitorja më e dashur për çdo banor të Dubrovnikut dhe për këdo që e viziton atë. Është rruga kryesore që i kalon qytetit mes për mes dhe si e tillë është e mbushur me shitore, restorante e bare të ndryshme.

Muret mesjetare rrethues – janë tipari dallues dhe pjesa më tërheqëse. Ato zgjatohen 1940 metra përgjatë pjesës së vjetër të qytetit dhe sot konsiderohen si një prej fortifikimeve më monumentale të Evropës.

 

Foto: Dubrovnikcroatia.info
Foto: Dubrovnikcroatia.info

Shatërvani i madh i Onofrios i ndërtuar si simbol i ndërtimit të ujësjellësit  në qytet më 1438; Kulla Minçeta, që fiksohet në kujtimet e çdo vizitori që mban në dorë një apart fotografik; Kështjella Lovrijenac, e ngritur maje të një shkembi; janë disa prej pikave që nuk duhet t’i lini pa i parë kur të vizitoni Dubrovnikun.

Nëse e vizitoni Dubrovnikun në verë, ditën shkoni në “Banje”, që është klasifikuar si një prej 10 plazheve më të bukur në Evropë.

Plazhi me grualecë e me ujin e kristaltë shtrihet mu në hyrje të Qytetit të Vjetër duke dhuruar një pamje përrallore. Aty afër është Lapad –  një gadishull i cili ka fatin të ketë mbi shpinë pjesën më të bukur të mureve rrethues të Dubrovnikut.

 

Foto: cdn1.buuteeq
Foto: cdn1.buuteeq

Vis është një plazh tjetër me guralcë i pasur me bare dhe restorante dhe  i njohur për festat e tij të përditshme me kokteje dhe pije, gjë që e bën atë të jetë plazhi publik më i frekuentar nga të rinjtë.

As natën mos e kurseni në këtë qytet , pasi do të keni momentet magjike nësë përcjellni festivalin më të vjetër në Koraci, “Dubrovnik Summer Festival”, ku prej 10 korrikut deri më 25 gusht, shfaqet një program i pasur në fushën e teatrit, baletit, muzikës klasike dhe operas.

 

Foto: Media.timeout
Foto: Media.timeout

Afër Dubrovnikut  ndodhet ishulli Lokrum, i cili ka kalanë, kopësht botanik, manastir dhe plazhe të mrekullueshme.  Më tutje një arqipelag, i cili përbëhet nga disa ishuj të shtrirë në veriperëndim të qytetit, disa prej tyre të banuar (Kolocep, Lopud e Shipan), me hotele, bare e restorante të briliante.

Dhjetëra mijëra turistë e vizitojnë çdo vit këtë qytet, i cili nga Prishtina është rreth gjashtë orë vozitje me veturë. Është një mundësi për fundjavë mbresëlënëse apo pushime verore të mrekullueshme. Me ne mund të kaloni Shën Valentinin në këtë parajsë me ofertat që i gjeni këtu. /Pushime.com/